Shpëtoi 7 persona, por vetë mbeti i bllokuar/ Ja kush është 33-vjeçari, punonjës sigurie në qendrën tregtare ku ra zjarri

0
96

Ky është 33-vjeçari Arjan Sala, punonjës i sigurisë në një magazinë në Tiranë, ku pasditen e të mërkurës ra zjarr dhe prej shumë orësh nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Tymi dhe gazrat vazhduan të përhapen edhe dje, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e forcave të specializuara, për shkak edhe të asfiksisë së mundshme.

As sot nuk ka ende asnjë të dhënë për gjendjen e punonjësit të sigurisë.

Sipas gazetares së Panorama, ishte i riu që arriti të shpëtonte shtatë persona kur ra zjarri në magazinën e qendrës tregtare, por vetë mbeti brenda.

Familjarët e punonjësit të sigurisë, në lot e dhimbje kërkojnë nga shteti të shpejtohet me kërkimet për gjetjen e tij, i cili është i martuar dhe ka një fëmijë të vogël.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here