Burime të besueshme nga Rilindja tregojnë se dje kryeministrit Rama i është bërë një propozim në takimet me disa kandidatë për deputet të PS.
Një prej tyre, kandidat i PS, ka kërkuar që qeveria të vendosë për të vaksinuarit të pasurit, pasi punësojnë mijëra shqiptarë.
Kjo kërkesë u bë në takimin e Ramës dje në Tiranë. Argumentimi rilindas mbetet se ata duhet të vaksinohet jashtë radhe, sepse mbajnë ekonominë gjallë.
Kryeministri vendosi para ca javësh, jo sipas kriterit të moshës, por sipas “meritave” të bëhen vaksinat. Në shtetet e tjera kriter janë mosha dhe punonjësit e mjeksisë që janë në radhën e parë të luftës kundër Covid-19.
E drejta e jetës është e barabartë dhe atë e përcakton vetëm Zoti. Nuk është i drejtë seleksionimi sipas pozitës që të bëhet vaksinimi. Siç thamë përveç mjekëve dhe punonjësve të mjeksisë, për të tjerët duhet kriteri i moshës. Moshat e vjetra në fillim, e kështu me radhë.
E jo ta bëjnë vaksinën fshehurazi ministrat apo disa zyrtarë qeveritar.