Javën e ardhshme, moti do të jetë i qëndrueshëm shoqëruar me vranësia dhe shira të dobët në zonat malore.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se deri të premten, moti do të jetë i tillë dhe pasditen e asaj dite do të rinisin shirat.
Parashikimi i motit:
“Të ndikuar nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo javë pritet të na dhuroj ditë plotë me diell ashtu sikurse i takon stinës së pranverës.
Siç u theksua edhe më lartë, dita e Hënë dhe ajo e Martë do të kenë mot të kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Në relievet e larta malore këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta.
Për ditën e Mërkurë dhe atë të Enjte moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Java mbyllet me ditën e Premte me mot fillimisht të kthjellët por me kalimin e orëve shtim vranësirash.
Në orët e vona të mbrëmjes në veriperëndim parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar.”