Sot bëhen 22 vjet nga masakra e Izbicës, ku më 28 mars 1999.
Forcat policore dhe ushtarake serbe, pas rrethimit të mijëra civilëve të fshatit Izbicë dhe vendbanimeve përreth, veçuan 147 burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan, ndërsa pjesën tjetër e dëbuan jashtë Kosovës.
Masakra e Izbicës hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë, ku vrasja masive, përdhosja e trupave dhe varrimi i tyre, përmes pamjeve satelitore, u bë lajm botëror.
Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, do të organizojë sot homazhe për nder të 22 vjetorit të masakrës së Izbicës.
Homazhe në Kompleksin e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Izbicë, do të bëjë edhe u.d Presidenti i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.