Mjeku shqiptar Erion Dasho, ka deklaruar se shteti i braktisi shqiptarët.
Gjatë një diskutimi në ‘Çim Peka LIVE’, sipas Dashos, kjo tregohet qartë tek ata qytetare , të cilët u mjekuan në banesat e tyre, duke mos shkuar në spitale.
Sipas Dashos, Shqipëria është ndër vendet me shifrat më të larta të shtesës së vdekjeve gjatë vitit 2020.
‘Janë mbi 9000 vdekje shtesë.
Ose janë mbi 300 vdekje për 100 mijë banorë. Jemi ndër vendet me shtesën më të madhe të vdekjeve në botë’, tha Erjon Dasho.
‘Vendi i parë është Peruja, që ka mbi 325 vdekje për 100 mijë banorë.
Ndërsa vendi i dytë është Rusia, me 290 vdekje në 100 mijë banorë.
Shqipëria nuk ka të dhëna zyrtare në institucionet ndërkombëtare’, u shpreh Erjon Dasho.