Ditë zie kombëtare për nder të Bashkim Finos, por fushata e PS-së vazhdon. Shpërthen Tavo: Rilindas, a nuk ju vjen turp?

0
124

Kandidati i LSI-së, Vangjel Tavo ka reaguar për mos ndalimin e fushatës elektorale nga PS edhe pse ditën e sotme vendi është në ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Bashkim Fino.

Tavo ka publikuar foto që tregojnë vendosjen e banderolave të kandidatëve të PS, në shkelje të ligjit, afër institucioneve që do të organizojnë zgjedhjet. Tavo shprehet se Bashkim Fino është djalë i Gjirokastrës dhe sot qyteti duhet të tregonte respekt për të dhe jo të vazhdonte fushatën.

Partitë e opozitë, ditën e sotme pas shpalljes nga qeveria të zisë kombëtare, kanë ndërprerë aktivitet politike për të ndër të ish-kryeministrit të qeverisë së Pajtimit Kombëtar, Bashkim Fino.

Reagimi i plotë i Vangjel Tavos në Facebook:

Rilindas, a nuk ju vjen turp?

Rilindas, sot, në një ditë zie kombëtare në nderim të humbjes së jetës së Bashkim Fino, birit të Gjirokastrës e gjetët të vendosni banderola? Nuk prisnit dot deri nesër? Që nuk jeni socialistë këtë e dinë të gjithë por që nuk jeni as humanë kjo vërtetohet gjithnjë e më shumë.

Dhe ju o rilindas po shkelni haptazi ligjin dhe Kodin Zgjedhor, keni vënë banderolë pranë KZAZ nr. 80 në Gjirokastër dhe në fasadën e Bashkisë Tepelenë, në shkelje të plotë dhe haptazi.

Nuk u mjaftuat të talleni me arrogancën tuaj gjithë këto vite me njerëzit e thjeshtë? Vetëm paratë e këtyre banderola mund të ushqejnë disa familje për një muaj. Por ju nuk keni ndjesi njerëzore dhe as keqardhje sepse paratë e drogës dhe korrupsionit i keni përfituar nga pushteti.

E shtyva për nesër konferencën për shtyp në respekt të mikut tim Fino, që u nda nga jeta sot, ndaj neser do mësojnë të gjithë se sa poshtë që keni rënë.

Jeni të humbur dhe këtë e dini edhe vetë. Të paktën ruani një pikë krenarie e priteni humbjen me dinjitet.

Vangjel Tavo

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here