Një sherr i madh ka ndodhur sot pasdite në Durrës, në lagjen nr.13 te zona e Plazhit.
Një person i cili është arrestuar tashmë nga policia ka qëlluar duke plagosur me thikë një 27-vjeçar i identifikuar si Endri Nekaj. Ky i fundit është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet kanë shoqëruar në komisariat edhe disa persona të tjerë të përfshirë në ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.03.2021, rreth orës 15:50, në lagjen nr, 13, Plazh, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, është lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasi E. N., 27 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar autori i dyshuar dhe personat e tjerë të përfshirë në konflikt për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.