Gara elektorale, Erla Mëhilli zbërthen strategjitë e PS dhe PD

0
116

Katër ditë më parë, dy partitë politike PS dhe PD zgjodhën dy sheshe të ndryshme në Tiranë, ku bënë edhe hapjen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Ekspertja e komunikimit, Erla Mëhilli analizoi strategjitë që përdorën të dyja palët për të përcjellë mesazhin e tyre tek elektorati.

“Të dyja partitë kishin bërë dy zgjedhje të ndryshme. PS nuk kishte ftuar njerëz, dukej e vakët në krahasim me hapjen e fushatës së PD, e cila kishte thirrur njerëz në shesh për të krijuar një lloj fryme. Ishin dy zgjedhje të ndryshme”, tha ajo.

Ajo tha se kryeministri Edi Rama në fjalën e hapjes së fushatës u përpoq të bënte një bilanc të punëve të mandati të dytë, por për znj. Mëhilli, mazhoranca aktuale ka një deficit në qeverisjen e vendit.

Pikat ku Partia Socialiste ka bazuar fushatën për eksperten Mëhilli janë procesi i rindërtimit dhe vaksinimi kundër Covid-19.

“Edi Rama bëri sikur bëri një bilanc të punëve gjatë dy mandateve. Është deficitar në qeverisjen e tij dhe Rama pretendon se mandati i dytë i është ndërprerë në mes nga tërmeti dhe pandemia. Rindërtimi dhe vaksinim, janë dy çështje, në të cilat ai po e bazon fushatën e elektorale. Duke qenë se nuk ka një bilanc, ai ka zgjedhur të sulmojë kundërshtarët”, thotë ajo.

Por, pavarësisht strategjive dhe temave që diskutojnë dy partitë kryesore, znj. Mëhilli theksoi në Euronews Albania se lajtmotivi kryesor i fushatës zgjedhore të 25 prillit është thirrja “Rama ik”.

“Me gjithë fjalimet, lajtmotivi kryesor i kësaj fushate është “Rama ik”, theksoi ajo.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here