SHKRUAN: Nashifere Cala
“Sa e vogël, sa shumë zemra e njeriut duron,
Atë copëz që ligjet, mbretërit mundet ta lëndojnë, shërojnë” , nga Samuel Xhonson
Shqipëria ky vend i vogël. Ky vend përpiqet shumë pak ose aspak të jetë vend tërheqës. Shekulli i 20-të i dha identitin kombëtar. Sot në vitin 2021, Luljeta Bozo ndjek rrugën e Kryeministrit Edi Rama duke deklaruar se “në ballancë regjimi i diktatorial i Enver Hoxhës ishte pozitivë”.
Le të ndalemi tek e vërteta për hirë të së vërtetës. Unë linda dhe u rrita në një vend ku izolimi gjeografik ishte ai politikë. “Malet” në kohën e Hoxhës u mbushën me kockat e liridashësve. Gorgat me ofshama të dhimbjes nga terrori komunist I cili u krye në tre forma:
- lufta politike (partia dhe deklasimi) liquidim i klasës së vjetër,
- represion social (shkatërrimi i komuniteteve të vjetra),
- puna skllavëruese e detyruar me forcë.
Si rrjedhojë Shqipëria Hoxhiste deri në vitin 1991 kishte 43 kampe pune të detyruar, burgje dhe gulage. Krahasuar me Bullgarinë e cila me një popullsi 3 herë më të madhe kishte 86 kampe pune dhe gulage.
Ky izolim i organizuar nën komandën e terrorit komunist as nuk imagjinohej nga vendet e tjera fqinje dhe ato Europiane. Në librin “Red Holocaust”, “Holokausti i Kuq” nga Steven Rosefield, kemi shifrën e dhimbshme të 100.000 shqiptarëve të vdekur nga viti 1946-1991 nga Hoxhizmi. I njëjti libër sqaron se gjatë periiudhës 1946-1953, vetëm nga persekutimi politikë, për çdo 1000 ekzekutoheshin 8 persona.
Le të bëjmë disa krahasime me vendet e tjera në Ballkan si Bullgaria dhe Rumania, ku historia është disi e ngjashme si edhe komunizmi. Vdekjet në Bullgari, 1946-1990 shkaktuar nga komunizmi janë 220.000, një popullsi thuajse prej 9 milionësh.
Pra, në Shqipëri Enver Hoxha vrau 100.000 jetë në një popullsi 3 herë më e vogël se ajo e Bullgarisë. Rumania një vend i cili me një diktator më afër Hoxhës, dhe popullsi 23 millionësh, numri i të vdekurve nga regjimi komunist është 435.000.
Duhet theksuar për këdo që do të mësoj të vërteten një jetë e marrë padrejtësishtë, është e rëndësishme sa edhe 1 milion. Shqipëria në 1990 kishte një popullsi thuaj prej 3.3 milionësh. Pra, 3.3 % vdiqën vetëm nga terrori komunist. Kurse prej 1946-1951 janë vrarë nga regjimi të paktën 1050 persona.
Shumë nga këto ekzekutime mbajnë emrin e Kolonel Enver Hoxhës. Këto statistika na ndihmojnë të kuptojmë kriminalitetin e Enver Hoxhës. Dhe këto shifra sot i kemi në duartë e gjykatës penale kombëtare dhe asaj ndërkombëtare (corpus delicti ) ose prova e krimet e Holokaustit të Kuq Hoxhist.
Evidenca e krimeve të tilla është e gjallë dhe e arkivuar pjesërisht po nga vetë sistemi i Hoxhës. Ai mendoj si shumë të tjerë si Luljeta Bozo, e cila u rreshtuan në radhën e fituesve, se ai sistem do jetonte mijëra vjetë. Hoxha do ishte krenarë për deklarata të tilla si ajo e Bozos dhe Edi Ramës (komunizmi ishte në anën e duhur të historisë).
Enver Hoxha nuk kishte arsye të kopjonte Stalinin. Ai ishte tepër imagjinativ në përndjekjen e rivalëve personal, dhe ata politikë. Hoxha e pa të udhës të mbushte vendin me kampe skllavëruese të punës së detyruar, gulageve, burgje, dhe tepër specifik, kampi i Tepelenës për çfarosje (extermination).
Një tipar tjetër i komunizmit Hoxhist kopjuar nga nazistët. Ndërsa, Europa qëndrore pas L2B ishte e njohur me kampet e përqëndrimeve naziste. Për Shqipërinë kjo ishte formë terrori me baba Enver Hoxhën.
Luljeta Bozo dhe gra të tjera ishin “Gruaja Revolucionare” e kohës. Ajo si “njeriu i ri” nuk ka kohë dhe ndjenja për njerëz intelektual si inxhinierët e pushkatuar në kampin famëkeq të Maliqit më 1946.
Privilegjet e saj u ndërtuan mbi fatin e kobshëm të inxhinierëve si ai Abdi Sharrës apo shkencëtarja Sabiha Kasimati vrarë makabrisht. Jo, jo, është e qartë sepse Luljeta Bozo u radhit me “fituesit”. Hoxha dhe bashkëpunëtorët të tij ishin si Vasily Blokhin i cili vrau me dorën e tij 7000 të burgosur të cilët ishin inteligjenca e Polonis. Në vend që të ndjehet e dhunuar për ish kolegë inxhinier si ajo, dhe inteligjencën e likuiduar, ajo na sjellë në pah monstruezitetin Hoxhist sot.
Por ajo eshte ideologe si Hoxha. Ajo do mundësonte çdo akt terrori të shkonte sipas planit, ashtu si vepronte administrata e trenave të Gjermanis naziste. Hebrejtë do shkonin ne Aushvic të cfaroseshin, futur në vagonat e trenave, ku çdo punëtor dhe oficer gjerman apo jo gjerman, do mundësonte me çdo kusht, dërgimin e tyre në furrat e gazit në orën e caktuar. Ky është pozicioni i Luljeta Bozos me regjimin kumunist. Bashkëpunëtore e Holokaustit Hoxhist!
Dyshoj se ajo ka diskutuar ndonnjëherë që populli të ushqehej më mirë, apo të mbrohej nga puna e rëndë fizike feudale, e instaluar nga kooperativat socialiste. Ajo në fakt ka dështuar të jetë grua luftëtare, se luftëtarja kërkon pavarësi politike dhe liri sociale. Dyshoj se kjo grua do flasi edhe sot për gjendjen e mjerë të vendit. E pa aftë të arrij në konkluzionin; Hoxha thelloj feudalizmin në vend.
Trashëgimia Hoxhiste ishte muzeum i Mesjetës. Hoxha instaloj urrejtjen e grave për gratë e tjera me epitetet si “armike” “kulake” “ borgjeze”. Sikur ta shihnin Bozot se kjo ishte në kundërshtim me emancipimin e gruas socialiste të shumë trumpetuar. Shto këtu qe Hoxha nuk konkuroj me kapitalizmin, përkundrazi, e futi vendin në një rrugë primitive edukative dhe ekonomike. Ekonomia Hoxhiste është një dështim i cili mori viktima të pafajshme. Luljeta Bozo refuzon ti shoh.
Do ishte me vend që njerëz si Luljeta Bozo të pyeteshin se “Grua Revolucionare” nëse pajtohej me thëniet “nëse unë vras, është mirë; nëse vritem është keq”? Sikur sot Bozo të denonconte vrasjet e grave nga dora e Hoxhës ndoshta do ta linte këtë planet në paqe. Sikur për një moment të vetëm të diskutonte intelektualen e mirënjohur Musine Kokalari.
Privilegjet e saj vinin nga puna skllavëruese e mijëra grave në kooperativat, ato në kampet e punës së detyruar, kulakëve, por, jo, oh jo, sepse në fakt për atë ishte periudha e “artë”, kurse për Shqipërine koha më e errët në histori.
Hoxha i ballancave pozitive jetonte me shërbëtor, dhe me shtëpi me dhoma lluksoze, me dyqane ku nuk mungonte asgjë. Bozot, oh, po, ishin shumë të avancuara edhe në luftën kundër barazis (egalitarianism), se esenca e sistemit të tij ishte pabarazia dhe hirierkai e krijuar dhe udhëhequr nga PK. E drejta morale u sakrifikua për “epokën e re”, se Bozot nuk kanë moral.
Pa frikë mund të thuash se ajo ka mbështetur çdo fushatë arrestimesh, internimesh, dhe ekzekutimesh. Ndoshta, ka qënë prezent në gjyqet politike ku shpalleshin vendime gjykate me vdekje dhe pushkatim. Ndoshta, Bozo në gjyqe të tilla pushkatimesh, mundet të ketë thirrur me të madhe (Triumf) “Drejtësia Socialiste Fitoi”.
Dhe sot Luljeta Bozo kryeson Tiranën si kandidate e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit, 2021. KM Rama pajtohet me deklaratat e saj si pajtohet, ajo me të tijat.
Një grua, gjyshe, profesionale me objektiva të hyjë në politikë, është shqetësuese sepse ajo mundëson autokratë; ashtu si ka bërë gjithë jetës së saj, ashtu i shkon për shtatë. Ideologët si Luljeta Bozo përbëjnë shqetësim për të gjithë shoqërinë. Ideologët nuk ndalen edhe të vrasin, sepse për ta ideologjia duhet të triumfoj.