Një shpërthim i fuqishëm në një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Indonezi shkaktoi panik te njerëzit. Zjarrfikësit luftuan për të shuar zjarrin në rafinerinë Balongan në Javën Perëndimore, nën pronësinë e kompanisë shtetërore “Pertamina”.
“Kishte një zhurmë shumë të madhe dhe mendova se ishte një uragan. Shikova jashtë dhe zjarri ishte i madh. Flakët po shkonin në qiell”, tha për mediat ndërkombëtare një banor i zonës. Deri tani flitet për 5 persona të plagosur rëndë ndërsa rreth 1.000 njerëz që jetonin afër rafinerisë u evakuuan. Por sipas Agjencisë Lokale të Katastrofave, një person vdiq nga një sulm në zemër pas shpërthimit.