Përgjysmohen testimet/ Rastet e reja ulën ndjeshëm dhe 6 humbje jete

0
117

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar ditën e sotme 285 raste të reja me Covid-19, shifër kjo më e ulëta në muajt e fundit.

Nga ana tjetër, janë regjistruar dhe 6 humbje jetë në 24 orët e fundit, me numrin total të vdekjeve që nga fillimi i pandemisë tashmë 2216.

Njoftimi:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1893 testime, 568 të shëruar, 285 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1893 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 285 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

67 raste në Tiranë, 21 në Fier, 19 në Korçë, 18 në Shkodër, 17 në Elbasan, 14 në Vlorë, nga 13 raste në Durrës, Gjirokastër, 11 në Berat, nga 7 raste në Lezhë, Lushnje, Sarandë, nga 6 raste në Kavajë, Mirditë, Peqin, nga 5 raste në Kurbin, Mallakastër, Vau i Dejës, nga 4 raste në Librazhd, Skrapar, nga 3 raste në Pukë, Kamëz, Malësi e Madhe, Kuçovë, Patos, nga 2 raste në Devoll, Prrenjas, Kolonjë, Gramsh, nga 1 rast në Kukës, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Poliçan, Dropull, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 568 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 90,024 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 311 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Saranda, të moshave 54- 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (29 Mars 2021)

Raste të reja ditore        285

Të shëruar në 24 orë     568

Të shtruar në spitale      311

Humbje jete në 24 orë    6

Testime ditore                1893

Testime totale            553,200

Raste pozitive             124,419

Raste të shëruara         90,024

Raste Aktive                32,179

Humbje jete                  2216

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  22149

Fier   2602

Durrës   1320

Gjirokastër  1264

Shkodër  1221

Vlorë    1174

Korçë   781

Lezhë    473

Elbasan  408

Kukës   362

Dibër    324

Berat    101

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here