Qofshin demokratë a socialistë, matjanëve u ka ardhur në majë të hundës qeverisja e Edi Ramës

0
120

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi në një postim në facebook shprehet se qytetarët matjanë qoftë demokratë, apo socialistë janë të lodhur nga qeverisja e Edi Ramës.

Çupi shkruan se varfëria, papunësia, ikja nga Mati janë problemet kryesore që ngrenë të gjithë matjanët.

Postimi i plote

Demokratë a socialistë qofshin, matjanëve u ka ardhur në majë të hundës qeverisja e Edi Ramës. “Këta mendojnë vetëm me mbush xhepat e vet, kurse ne mezi shtyjmë muajin”, më thanë sot me dhjetëra banorë të Matit, të cilët i takova rastësisht në rrugë apo në kafe.
Varfëria, papunësia, ikja nga Mati janë problemet kryesore që ngrenë të gjithë. “Ne i kemi shpresat se do të ndryshojë në 25 Prill, përndryshe jemi të mbaruar”- janë fjalët që dëgjon prej kujtdo që takon. Nga një anë, është për të ardhur keq për dëmin e jashtëzakonshëm që pësuam këto 8 vjet, por, nga ana tjetër, më vjen shumë mirë që njerëzit na besojnë ne.
?Në 25 Prill me votën tonë të sigurojmë 4 mandate për PD dhe t’i hapim rrugën ndryshimit.
? Voto 9, Voto PD!

https://www.facebook.com/dhurata.cupityli/posts/10222298184517166

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here