Deputeti socialist, Ervin Bushati, në A-Show me gazetarin Adi Krasta, tha se PS është ndërtuar si ekip fitues në këto zgjedhje, por nuk dha një shpjegim përse një emër si Alqi Bllako është i cili ka kaluar në disa parti, dhe që është një nga emrat më të përfolur për aferën e inceneratorëve, është më lartë në lista se disa emra të tjerë që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në PS.
Ndërkohë që një debat është zhvilluar midis Krastës me Bushatin edhe për vaksinën, ku moderatori e ka cilësuar si një fushatë vaksinimin.
Krasta: Ju po e përdorni fushatën e vaksinës për fushatë
Bushati: Sot është një ditë shumë e gëzuar për Shqipërinë. Pasi kemi bërë 21 mijë vaksina. Ne po bëjmë vaksina në të njëjtën masë njësoj sa Anglia dhe Amerika.‘U bë një vit e gjysmë që jemi në fushatë në Tiranë.