Reduktimi i mësimit, nxënësit detyrohen të ndjekin kurse private…

0
130

Në shkollat 9-vjeçare mësimi vijon me turne deri në orët e vona të pasdites, ndërsa gjimnazet qëndrojnë mbyllur sipas vendimit të dhënë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Për shkak të pandemisë, oraret janë reduktuar ndjeshëm duke i penalizuar të vegjlit në marrjen e dijeve. Të gjendur në këtë situatë, prindërit janë detyruar t`i dërgojnë fëmijët në kurse fill pas shkollës ose të punësojnë mësues privat.

”Shumë dobët, nuk arrijnë fare të kuptojnë. Nxënësit janë shumë mbrapa”,-thotë një nënë. “Hasim vështirësi, ndonjëherë. Më shumë në matematikë”,-thotë një nxënëse. ”Duken pak të vështira”,-thotë një nxënës tjetër.

E gjitha kjo përkthehet në kosto financiare për ta, pasi çmimet e kurseve variojnë nga 8 deri në 10 mijë lekë në muaj. ”Është shumë problem për këtë, shumë të vështira i kanë kështu që jemi të detyruar t’i çojmë”,-thotë një prind. ”Paguajmë 80 mijë lekë, dhe jemi të detyruar që t’i çojmë nga e keqja që të përparojnë fëmijët se dhe ne me zor ia shpjegojmë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here