Belind Këlliçi publikon tjetër denoncim për vjedhje votash: Zyrtar i PS shpërndan ndihma e mbledh karta identiteti në zonën e ish- zjarrfikseve

0
520
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka denoncuar sërish një rast vjedhje votash nga Partia Socialiste. Këtë herë bëhet fjalë për drejtorin e Ndërmarrjes Shtetërore të Transportit “Misto Mame”, Fatmir Cibaku, i cili sipas Këlliçit po shpërndan ndihma e mbledh karta identiteti në zonën e ish- zjarrfikseve, pas shkollës “Musine Kokalari”.
“Edhe sot në orën 11:00, në orar zyrtar pune, ndodhej në zyrën elektorale të PS, në kundërshtim me ligjin që ndalon funksionarët publikë të marrin pjesë në aktivitete politike gjatë orarit të punës”, shkruan në postimin e tij Këlliçi.
Denoncimi: 
Fatmir Cibaku është drejtori i Ndërmarrjes Shtetërore të Transportit “Misto Mame”. Një tjetër kamikaz i dëshpëruar i Rilindjes, parazit administrate me rrogë. Po shpërndan ndihma e mbledh karta identiteti në zonën e ish- zjarrfikseve, pas shkollës “Musine Kokalari”.
Edhe sot në orën 11:00, në orar zyrtar pune, ndodhej në zyrën elektorale të PS, në kundërshtim me ligjin që ndalon funksionarët publikë të marrin pjesë në aktivitete politike gjatë orarit të punës.
Hajdut milionash por shpërndarës çikërrimash. Nuk keni program. Oferta juaj janë çikërrimat.
Më 25 prill do jeni ju që do largoheni, jo shqiptarët!
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here