Ish-ministrja e Integrimit, njëherësh edhe kandidate për deputete në zgjedhjet e 25 prillit, këtë të mërkurë është takuar em banorë dhe biznese tek ”Komuna e Parisit”. Sipas saj, me rininë që mbështet LSI-në do të vijë edhe shpresa për ti dhënë fund shpopullimit.
Gjosha së bashku me kandidatet e tjera të listës së qarkut Tiranë, Elona Dhima dhe Melisa Cahani, shprehen se plani i LSI-së për ekonominë, arsimin, rininë është fillimi i një pune të madhe që do ta çojmë përpara të gjithë bashkë.
”Në Komunën e Parisit me Elona Dhima dhe Melisa Cahani, aty nga ku do të nisi ndryshimi i madh i 25 Prillit. Me rininë për të sjellë shpresën dhe për t’i dhënë fund shpopullimit, plagës më të madhe të vendit. Programi ynë për ekonominë, arsimin, rininë dhe investimin për brezat e ardhshëm është fillimi i një pune të madhe që do ta çojmë përpara të gjithë bashkë”,-shkruan Gjosha.