Drejtuesja politike e LSI ne Tirane Floida Kërpaçi, ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook ku shprehet se Shqipëria është vendi me rrjedhën më të lartë të trurit në rajon, pasi 40% e të larguarve nga 2012-2019 janë të arsimuar. Ajo ka ftuar qe secili te komentoj për të ndarë ide.
Postimi i plote
Shqipëria është vendi me rrjedhën më të lartë të trurit në rajon, pasi 40% e të larguarve nga 2012-2019 janë të arsimuar. Shumë prej tyre të rinj nën 35 vjeç të cilët nuk kanë gjetur mundësi në Shqipëri. Ky është preokupimi im kryesor si një e re që ka qenë në parlament dhe që synon të jetë sërish përfaqësuesja juaj, ndaj mirëpres idetë dhe komentet tuaja si mund ta bëjmë më të mirë për ju vendin tonë.
https://www.facebook.com/floidakerpaci/posts/3847116948738994