Dhënia e parqeve dhe monumenteve me koncension, me PPP është kundërshtuar nga specialistët e monumenteve, duke e parë si një mundësi jo e mirë, kur ligjet e trashëgimisë nuk shkojnë në favor të monumentit. Rasti që ka shkaktuar reagime të forta, në mandatin e qeverisë Rama ka qenë dhënia me PPP e tre parqeve kryesore, si Durrësi, Butrinti apo Apolonia. Por, çfarë ka rënduar më tej këtë debat ka qenë ndërhyrja e fondacioneve private, edhe pse mund të nxiste donacione për trashëgiminë, për to ka pasur kundërshti.
Dhënia e parqeve dhe monumenteve me koncension, me PPP është kundërshtuar nga specialistët e monumenteve, duke e parë si një mundësi jo e mirë, kur ligjet e trashëgimisë nuk shkojnë në favor të monumentit. Rasti që ka shkaktuar reagime të forta, në mandatin e qeverisë Rama ka qenë dhënia me PPP e tre parqeve kryesore, si Durrësi, Butrinti apo Apolonia. Por, çfarë ka rënduar më tej këtë debat ka qenë ndërhyrja e fondacioneve private, edhe pse mund të nxiste donacione për trashëgiminë, për to ka pasur kundërshti.
Juristi i së drejtës ndërkombëtare, Agron Alibali para pak kohësh në një reagim të gjatë, mbështetur në ligj e argumente ka hedhur vështrimin edhe tek prezenca e fondacioneve private për menaxhimin e trashëgimisë. Alibali i është referuar Konvetës së Trashëgimisë Botërore, e cila e përkufizon, qartë edhe rolin e fondacioneve të ndryshme “publike ose private” në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore. “Sipas Nenit 17 të Konventës, këto fondacione, së pari, duhet të jenë vendase, pra jo të huaja [dhe në fakt Konventa përdor termin “national”]; së dyti, ato mund të angazhohen vetëm për qëllime filantropike. Vetëm kaq. Konventa nuk përmend askund se fondacionet vendase, [të huajat jo se jo], të angazhohen në çfarëdolloj mënyre për qëllime drejtimi, menaxhimi, administrimi, të dhënies së asistencës për hartim legjislacioni, etj.”. Juristi na përcjell të plotë tekstin e Nenit 17 të Konventës së Parisit, në shqip dhe anglisht: “Shtetet Palë të kësaj Konvente do të marrin në konsideratë ose do të inkurajojnë ngritjen e fondacioneve ose shoqatave vendase publike ose private, qëllimi i të cilave është të ftojnë donacione për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore sikurse përcaktohet në Nenin 1 dhe 2 të Konventës”. [theksimi yni, A.A.]. The States Parties to this Convention shall consider or encourage the establishment of national public and private foundations or associations ëhose purpose is to invite donations for the protection of the cultural and natural heritage as defined in Articles 1 and 2 of this Convention.[1]
Alibali thotë se udhëzimet Operacionale për Zbatimin e Konventës së Trashëgimisë Botërore e ripohojnë frymën e Konventës për kufizimin e rolit të fondacioneve private vetëm për “donacione”. “Me të vërtetë, Paragrafi 15, “duke respektuar tërësisht sovranitetin e “Shteteve Palë” në territorin e të cilave ndodhet trashëgimia kulturore dhe natyrore”, rithekson se ato mund “të konsiderojnë dhe inkurajojnë ngritjen e fondacioneve publike dhe private vendase për të lehtësuar donacionet për mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore”. Partneriteti me “organizata” private përmendet vetëm në Paragrafin 40, dhe vetëm në kuadrin e “interesit” përkonservimin dhe menaxhimin e Parqeve, bazuar në Deklaratën e OKB-së për të Drejtat e Popujve Indigjenë, pra parqeve të ndodhura kryesisht në shtete ish-koloniale që zotërohen nga popullsi indigjene. Partneriteti me “fondacione” vendase, dhe aq më pak “fondacione” të huaja nuk parashikohet aspak në Udhëzimet Operacionale”
Jurisiti merr në konsideratë rastin e çuditshëm të AADF-së, kur thotë se “për habi, vërejmë se Fondacioni Shqiptaro Amerikan i Zhvillimit [American Albanian Development Foundation – AADF], një fondacion i huaj privat i organizuar sipas ligjeve të shtetit Delaëare në SHBA, i paska vënë vetes tagrin të ndërhyjë në politikat sovrane kulturore të shtetit shqiptar, çka ve në pikëpyetje detyrimin e padiskutueshëm të “Shtetit Palë” sipas së drejtës ndërkombëtare dhe të brendshme, për zbatimin e dispozitave të Konventës së Parisit për Trashëgiminë Kulturore Botërore të v. 1972.”
Kjo gjë shfaqet mëse qartë, konkludon Alibali nga një hulumtim i faqeve zyrtare të AADF-së, ku del se kjo e fundit paska pasur si synim, qysh më 2014, hartimin e Ligjit problematik për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë, madje ka sponsorizuar draftet e këtij ligji. “Nga njoftime të shtypit mësojmë edhe faktin e çuditshëm, që mund të interpretohet edhe si trysni e tërthortë e një shtetasi të huaj ndaj institucioneve të një vendi sovran, se në seancën e miratimit nga Kuvendi i Shqipërisë me 17 maj 2018 të ligjit të mësipërm, paska qenë i pranishëm edhe vetë Kryetari i Bordit të AADF-së, z. Michael Granoff. Me interes të veçantë do të ishte bërja publike e një instrumenti tjetër dypalësh, Marrëveshjes Mirela Kumbaro – Martin Mata të 18 korrikut 2018, midis Ministrisë së Kulturës dhe AADF-së, e cila qenka “rrjedhojë e mbështetjes që AADF-ja ofron për zhvillimin e qëndrueshëm të siteve të trashëgimisë kulturore dhe turizmit në Shqipëri. Theksojmë se Konventa e sipërcituar e Parisit e v. 1972, nuk përmban askund në tekst konceptin e “zhvillimit të qëndrueshëm”, për trashëgiminë kulturore dhe natyrore.” Vetëm në vitin 2015, “UNESCO”, miratoi një Dokument të Politikave për Integrimin e Perspektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Proceset e Konventës së Trashëgimisë Botërore. Në pajtim të plotë me frymën dhe germën e Konventës, Dokumenti gjithnjë dhe në çdo rast që lidhet me zbatimin e parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm u referohet ekskluzivisht “Shteteve Palë”, dhe aspak “fondacioneve të huaja private”. Alibali ndalet në paragrafin 25 të Dokumentit ku thekson se përmenden shkarazi “partneritetet publike- private”, por jo në rrugë detyruese, [ëhere appropriate- është gjuha e përdorur], dhe vetëm për rastet kur sitet e trashëgimisë kulturore dhe natyrore janë në pronësi private. “Pra, një partneritet i tillë publik privat kurrsesi nuk mund të zbatohet brenda territorit dhe perimetrit të mbrojtur të Parkut Kombëtar të Butrintit, që është në pronësi të shtetit shqiptar.”. Ne, patëm rastin e Butrintit, me skandalin që shfaqi ish ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, duke lejuar të ndërhyhej me ndërtime jashtë konceptit të trashëgimisë, duke shënuar rastin e parë të arbitraritet se si pushtetit nuk merr parasysh forcën e ligjeve ndërkombëtare, për të mbrojtur qoftë dhe nga jashtë monumentet e vendit tënd.