Vojo Bregu: Veliaj po shkel kodin zgjedhor. Website-n e Bashkisë Tiranë e përdor në funksion të propadandës

0
160

Kandidati i LSI-së për deputet Vojo Bregu, përmes një postimi në Facebook ka denoncuar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj për përdorimin e website-n të bashkisë Tiranë në funksion të propagandës.

Vojo Bregu shkruan në rrjetin social:

Erion Veliaj vijon të shkelë Kodin Zgjedhor, duke vënë website-n zyrtar të Bashkisë Tiranë, si aset i një organi publik, në funksion të propagandës partiake. Veliaj ka treguar në vazhdimësi se është një shkelës i rregullt i këtij kodi në kohë fushate, siç ështe vërtetuar nga gjobat e KQZ-së, pas denoncimeve të Levizjes Socialiste për Integrim, por edhe nga raportet e instituteve të pavarura siç është Akademia e Studimeve Politike në kuadër të projektit SETA.
I bëj thirrje Erion Veliajt të ndalojë abuzimin me asetet publike dhe organeve përkatëse të marrin masa kundër këtij shkelësi të përsëritur.
p.s. dhe të mos dalë natën se tironsit thonë “Nota osht e huja”

 

https://www.facebook.com/103103161854480/posts/116887113809418/?d=n

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here