Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Eretria të Greqisë ku katër elektricistë të cilët po riparonin një shyllë korrenti, janë goditur nga rryma elektrike.
Si pasojë tre persona kanë mbetur të vdekur, ndërkohë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur, ku dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit.
Mediat, bëjnë me dije se njëri prej të vdekurve është shqiptar dhe dy të tjerët janë me origjinë greke. Ngjarja e rëndë ndodhi afër fshatit Eretria.
Të tronditur, banorët kërkuan ndihmë, por megjithatë punëtorët nuk ia dolën që të mbijetonin.
Dëshmitarët okularë thirrën zjarrëfikësit por edhe pse kjo e fundit ka arritur në vendngjarje nuk ka arritur që t’i shpëtojë tre viktimat, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur.