Zëdhënësia e Fushatës së Partisë Demokratike Floriana Garo ka vizituar zonën e Sukthit bashkë me kandidaten për deputete të zonës, Manjola Luku. Ato patën mundësinë të ndjekin nga pranë dhe bisedojnë për shqetësimet e grave të zonës.
“Njerëzit nuk kanë më shpresë, duan që fëmijët t’i largojnë dhe të kenë shpresë dhe jetë më të mirë diku tjetër, por nuk është kjo ajo që duhet të ndodhë.” u shpreh Floriana Garo.
Në fjalimin e saj Garo tregoi mbështetjen që Partia Demokratike Shqiptarë do t’i japë gruas dhe i bëri thirrje grave të mbrojnë votën për të ndryshuar sistemin.
“Gratë kanë një fuqi shumë të madhe, njëlloj si burrat. Ato kanë votën e tyre, vota nuk shitet, ajo është që të ndryshojmë sistemin dhe të bëjmë diferencën.” tha Garo.
Sakaq takimi u zhvilluan në formën e një bashkëbisedimi ku jo pak gra guxuan të ngrenë problematikat qofshin ato ekonomike, infrastrukturore apo dhe vetë emigrimin ku thuajse në çdo familje kishte një person në emigrim, sikundër kishte dhe gra të tjera të cilat besonin në ndryshimin që PD do të sjellë.