Nga Elmaz Sherifi
Edi Rama nuk deshiron qe Shqiperia te behet pjese institucionale e BE. Per kete te bind qeverisja partiake, mos respektimi i kushtetutes e institucioneve, dhe perqendrimi i te gjitha pushteteve te shtetit vetem te ai.
Per ata qe nuk e kuptojne se si duhet te funksionojne pushtetet e shtetit te se drejtes le te analizojne deklaratat e bera prej tij publikisht.
Ai eshte kunder anetaresimit institucional ne BE, jo perse nuk ka plotesuar kushtet e vendosura, por sepse ai nuk ka pranuar e nuk pranon se ka kushte, dhe here dredhon si i papergjegjshem duke deklaruar se u pranuam qe ne 2018 dhe me ate rast shperndau edhe dekorata e dhurata per disa europiane e here pas here deklaron se Europa nuk na pranon se ka problemet e saj te brendeshme. Prandaj u bene presion atyre me orjentimin nga Lindja. Paradat e pritjes se tij ne Stamboll si kryevezir i Vilajetit eshte demonstrimi grotesk aktorial i shekullit.
Tani edhe vaksinat i merr “fshahurazi” nga vende arabe, pa transparence e si dhurata qe i jepen vetem atij.
Me politikat e ndjekura ka larguar e largon te rinjte e intelektualet nga Shqiperia dhe deklaron se me mandatin e trete do te plotesoj boshllekun per fuqi punetore nga Lindja.
Pse e ndjek kete politike ? E shpjegonte vete dje. Sepse shqiptaret e besdisin me kerkesa per qeverisje kushtetuese e institucionale, e paga si perendimoret, kurse punetoret qe do te marre nga Bangladeshi e India mund ti shtypesh edhe me kembe, ata nuk reagojne e kenaqen me paga shume te ulta.
Kjo eshte politika qe preferon sulltani i shekullit te XXI, prandaj syte mba nga Perendimi e me zemer eshte ne Lindje !