Meta takim me drejtuesen e OSBE/ODIHR: Do ta ndalim presionin e krimit mbi zgjedhjet…

0
136

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me drejtuesen e misionit të vëshzgimit të OSBE/ODIHR, Ursula Gacek, me kërkesë të kësaj të fundit.

Në një postim në Facebook, Presidenti Meta shkruan se “i përcolla Drejtueses së Misionit, vendosmërinë dhe përkushtimin tim të palëkundur për të garantuar, që qytetarët të shprehin lirshëm dhe pa u cënuar, vullnetin e tyre të plotë në votim.
Theksova se, do të ndalim me çdo kusht dhe mjet, që presioni i krimit dhe shantazhi mbi qytetarët të minojë zgjedhjet, të shkatërrojë demokracinë dhe të ardhmen europiane“.

Në vijim postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta

Prita sot, me kërkesën e saj, Ambasadoren Ursula Gacek, e cila drejton Misionin e Vëzhgimit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021.
I përcolla Drejtueses së Misionit, vendosmërinë dhe përkushtimin tim të palëkundur për të garantuar, që qytetarët të shprehin lirshëm dhe pa u cënuar, vullnetin e tyre të plotë në votim.
Theksova se, do të ndalim me çdo kusht dhe mjet, që presioni i krimit dhe shantazhi mbi qytetarët të minojë zgjedhjet, të shkatërrojë demokracinë dhe të ardhmen europiane.
E informova Ambasadoren dhe Kryetaren e Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR, për nismën time transparente për mbrojtjen e zgjedhjeve të 25 prillit duke ju krijuar mundësinë të gjithë qytetarëve të denoncojnë me kurajo dhe pa hezitim të gjitha presionet, shkeljet dhe parregullsitë, që synojnë tjetërsimin e vullnetit të tyre.
Shpreha gatishmërinë për bashkëpunim të plotë për të siguruar paprekshmërinë e zgjedhjeve të vullnetit të sovranit. ??

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here