Kandidati për deputet i LSI-së për Tiranën, Klevi Pojana vijon çdo ditë takimet me të rinjtë, ku thotë se motori i fitores është rinia. Nga ana tjetër, ai thotë se nuk ndalet uragani i shpresës së 25 prillit. ”Ne jemi të hapur ndaj çdo qytetari shqiptar që do Shqipërinë mbi partinë, që do të ardhmen mbi të shkuarën, që do zhvillimin mbi rrënimin”,-shkruan Pojana krahas fotove gjatë shpërndarjes së programit të LSI në terren.