“Populli ta mendojë mirё kujt t’ia japë votën”, Basha: Në 8 vitet e fundit, Tirana po shkatërrohet

0
417

Lideri  i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka biseduar ditën e sotme me familje të njohura në zonën e Pazarit të ri në qendër të Tiranës, ku ata shprehën keqardhje për gjendjen e keqe që është sot Tirana por edhe Shqipëria në përgjithësi nga keqqeverisja e 8 viteve të fundit.

‘Unë mendoj që ju jeni mbështetur tek njerëzit humanë, tek njerëzit e mirë, tek stafi juaj i mrekullueshëm dhe unë kam besim që edhe këtë skorie të fundit do shporret, se nuk ka mundësi mo, si është e mundur që të politizojë edhe vaksinën që i jep bota, ky thotë jua kam sjell unë. Çfarë është ky muhabet, a e kupton ky popull, vaksinën që shpëton njerëzit që është e falur, ky thotë vetëm unë e bëj vaksinën, prandaj ky duhet shporrur një orë e këtë e shohin të gjithë tashmë, do kesh mbështetjen tonë’.

‘Si një pedagog në universitet privat këtu në Tiranë, jam dhe ekspert gjithashtu dhe i ekonomisë. Duke parë këtë krizë totale jam shumë dakord me planin ekonomik që ka Partia Demokratike, e cila duke u nisur dhe nga vlera tatimore që do të jetë 9%, kjo bën që shumica e bizneseve të kenë atë mundësinë që të lulëzojnë përsëri. Ne gjithmonë jemi, më tepër duke parë, jemi dëshmitarë të të gjithë këto bizneseve që po mbyllen gjithmonë e më tepër nga gjithë këto masa të rrepta, që pa kuptim kuptohet që po merr kjo lloj qeverie. Dhe kjo padyshim për mua si gjithë njerëzit këtu në Tiranë që po shikojmë që bizneset aktualë janë gjithmonë në rënie. Shpresojmë që me votën tonë që ne do të japim qeverisë së ardhshme demokratike, kuptohet dhe kjo ekonomi të lulëzojë gjithnjë e më tepër. Duke qenë dhe në aspektin e arsimit duhet të theksoj edhe diçka që shumica e rinisë sot aktualisht duke mos pasur një mundësi që të zhvillohen këtu në vendin tonë, gjen rrugën më të shkurtër për tu larguar jashtë vendi. Dhe kjo është një krim, pse duhet të iki gjithë ky tru i ri, në këtë moshë kaq të re që të lulëzojë në këtë vend, vetëm prej kushteve ekonomike të largohet jashtë vendit tonë. Këtë ne duhet ta ndalojmë patjetër t’i japim mundësi rinisë tonë që ato të lulëzojnë, të zhvillohen gjithmonë e më tepër dhe të japin më të mirën e mundshme për vendin e  tyre.’ – u shpreh Genti Dajçi.

Një shqetësim tjetër për ta është ndërtimet e shumta në Tiranë dhe prapambetja e periferiferive të Tiranës nga mos vënia dorë e shtetit. Kjo gjë sipas tyre, ka ndikuar në shpopullimin e këtyre zonave, pavarësisht potencialit ekonomik që kanë.

‘Është kënaqësi e madhe për mua që marr pjesë në këtë bashkëbisedim të hapur me zotin kryetar, kryeministri i ardhshëm. Unë quhem Zija Hoxha, banorë prej 50 vitesh në Sauk me prejardhje nga Vrapi. Kam punuar 46 vjet në arsim, në ciklin fillor. Sapo kam dalë në pension, kam rreth një muaj. Si ka mundësi që para tetë vjetësh është premtuar para zgjedhësve që do të bëhet rruga, atje rruga jo vetëm që nuk u bë por me paturpësinë më të madhe sot deputetit që është kandidat atje del edhe thotë që rruga nuk bëhet. Domethënë është ç’ populluar zona, është një fenomen që me të vërtetë për të vënë duart në kokë. Shpreh bindjen që me ardhjen në pushtet të juve zoti Basha, kryeministër i ardhshëm themi që do të vendosni dorë sepse në zonat periferike janë burimet, atje është një zonë jo thjesht një thesar por atje është druri i ullirit që është perlë.’ – u shpreh Zija Hoxha.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here