Kandidatja e LSI për deputete në qarkun e Tiranës, Silva Caka ka reaguar lidhur me deklaratën e Kryeministrit Edi Rama për të sjellë punëtorë nga Pakistani e Bangladeshi, sepse shqiptarët, me keqqeverisjen e tij, po i largon nga vendi.
Në një postim në Facebook, Silva Caka shkruan:
Silva Caka: Një pyetje e thjeshtë për punonjësit e huaj (skllevërit e kohëve moderne):
A keni dëgjuar apo parë gjë përsa i përket projekteve 3D!?
Më poshtë do të gjeni përgjigjen e antishqiptarit Edi Rama, se si zbërthehen sipas tij projektet 3D:
1D – lënia në mëshirë të fatit të këtij lloj biznesi dhe braktisja ne mes të katër rrugëve të mbi 55.000 shqiptarëve të punësuar;
2D – trajtimi si njerëz të moshës së tretë (kujtoj bullizmin konstant gjatë pandemisë, deri tek siraja zyrtare për vaksinimin, direkt pas 80 vjeçarëve);
3D – zëvendësimi i këtyre “dembelëve shqiptarë” me bangladeshas…
dhe fundi kuptohet:
degdisja e tyre për t’ia MBATHUR larg Shqipërisë, atje ku kanë tashmë, së paku, një pjesëtar të familjes, pra:
Shqiptarët OUT OF ALBANIA!!!