Dy shqiptarë, kanë rënë në pranga gjatë një kontrolli rutinë të realizuar nga Policia greke në Athinë dhe Galatsi.
Sipas medias greke policia ka kryer kontrolle edhe në banesat e tyre duke sekuestruar 1,315 gram kokainë , 18 çanta me ilaçe, dy peshore , 15,020 euro, 241 dollarë si edhe 7 celularë.
Ndërkohë të dy të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë e Athinës.