Nga Dritan Kaba
FAJTORET PER 130 MILION EURO KANE EMER. ATA JANE EDI RAMA DHE ERION VELIAJ!
Shqiptaret prej nje viti jane lene te vetem perballe Pandemise. Deri tani familjet shqiptare kane paguar, nga buxhetet familjare, rreth 130 milion euro per t’i shpetuar vdekjes vete apo familjaret e tyre, se Edi Rama dhe Rilindja nuk i behet vone per ta. Ata jane bere gati t’i zevendesojne shqiptaret me bangladeshas.
Po kaq nga buxheti i tyre i perbashket, qe jane direkt parate e djerses dhe gjakut te tyre duhet te paguajne per llogari te hakmarrjes primitive, arrogances dhe shkeljes se ligjit dhe Kushtetutes per mbylljen e padrejte te televizionit Agon Channel.
Fajtoret kane emra. Jane persona konkrete te cilesuar edhe ne vendimin e Gjykates, si shkaktaret te nderhyrjeve te palighshme, ata jane Edi Rama dhe Erion Veliaj! Kete e fakton me se miri vendimi i Gjykates ku i permend me emer dhe mbiemer.
Sot keta te dy i kane borxh shqiptareve 130 milion euro. Po po 130 milion! Sa jane edhe shpenzimet e gjyqit dhe pagesat prej vitesh te firmave avokatore qe nuk jane te perfshira ne shumen qe do marre vetem Becchetti.
SPAK te hene duhet te nise urgjent çeshtjen penale ne ngarkim te Edi Rames dhe Erion Veliajt si shkaktaret e kesaj humbjeje te tmerrshme financiare.
Ndaj ne 25 prill mendo dhe voto, nese e do Shqiperine, familjen tende, nese do vellain, mikun shokun, te afermin, femijet e tu.
Voto per te çuar para drejtesise ata qe e shkaktuan kete termet finaciar qe do detyrohen ta paguajme te gjithe ne.