Binzesmeni italian Francesco Bechettit ka fituar gjyqin kundër qeverisë “Rama” për mbylljen e televizionit “Agon Channel”. Vendimi i gjykatës e cilëson mbylljen e kësaj media të paligjshme dhe detyron qeverinë t’i paguajë biznesmenit 110 milionë euro, të cilat do të jepen nga taksat e qytetarëve.
Pas këtij lajmi, gazetari Ylli Dylgjeri thotë se kryeministri dhe ministrat që morën pjesë në operacionin e mbylljes së një medie duhet të shkojnë para drejtësisë. Dylgjeri shprehet se asnjë qytetarë nuk ka përse të paguajë për shkeljet ligjore të kabinetit “Rama”.
“Pse duhet paguaj Unë, familja ime, dhe i gjithë populli taksapagues borxhin 110m e Televizionit të Bechettit?
Dil e na e thuaj këtë Ti Kryeministri Edi Rama! Dil e na e thuaj këtë Ti mashtruesi Arben Ahmeti! Dil e na e thuaj këtë Ti e humbura Anila Denaj! Dil e na e thuaj këtë Ti e përdorura Qeveri Socialiste! Dil e na e thuaj këtë Ti Partia Socialiste me gjithë bishtat që na e nxjerr çdo natë në Televizione për të na mbushur mendjen për punët dhe progresin Tuaj. Ju jeni krimi i këtij vendi. Ju jeni për në burg. Pas kësaj fillon Shqipëria të marrë frymë”,- shkruan Ylli Dylgjeri në Facebook.