Infektohen me COVID dy kandidatët demokratë (Emrat)

0
256

 

Pas Mark Markut, edhe Roland Bejko është infektuar me COVID-19 nga radhët e demokratëve.

Numri 2 i listës së PD-së në Gjirokastër ka deklaruar se do të vazhdojë fushatën nëpërmjet rrjeteve sociale apo mediave.
Lajmin e ka njoftuar vetë Bejko në një postim në Facebook.

“Të dashur miq. Për shkak të infektimit nga Covid 19 prej gati dy javësh, kam qenë i detyruar të mungoja fizikisht në fushatën elektorale që po vazhdon me intensitet në Qarkun e Gjirokastrës.

Në këto kushte kam zgjedhur që komunikimin me zgjedhësit tanë, ta mbaj nëpërmjet telefonit, rrjeteve sociale, dhe televizionit. Mezi pres të jem pranë jush. Ju faleminderit”, shkruan Bejko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here