Kandidatja e LSI në Berat, Aurela Agalliu: Të rinjtë janë të zhgënjyer, por ata besojnë ende! Detyrim për ne për t’ua kthyer shpresën

0
255

Kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputet në Qarkun e Beratit, Aurela Agalliu ka zhvilluar takime me të rinjtë e këtij qytetit nga ku tha se askush nuk mund ta ndali dot vullnetin e të rinjve.

Sipas Agalliut, ata besojnë në programin e LSI-së sepse LSI e ka dëshmuar se mbështet çdo të ri përmes politikave të cilat i ndihmojnë ata të punojnë dhe jetojnë në vendin e tyre.

“Askush nuk e ndal vullnetin e të rinjve. Ata besojnë në programin e LSI sepse ne kemi dëshmuar se mbështesim çdo të ri përmes politikave të cilat i ndihmojnë ata të punojnë dhe jetojnë në vendin e tyre. Të rinjtë janë të zhgënjyer, por ata besojnë ende dhe ky është detyrim për ne për t’ua kthyer shpresën. LSI me tre mandate do të jetë forcë e parë në Qarkun e Beratit duke sjellë zhvillimin ekonomik në vend, do të kthejë besimin për çdo qytetar. Dhuna psikologjike e Rilindjes, fyerjet dhe bullizimi që po u bënë qytetarëve nuk i ndal ata të ndëshkojnë me votë qeverisjen e dështuar”, u shpreh në mesazhin e saj kandidatja e LSI-së në Berat, Aurela Agalliu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here