Kryeministri Edi Rama vazhdon fushatën negative, bazuar kryesisht te fyerjet dhe ofendimet.
Pas ofendimeve dhe fyerjeve ndaj opozitës, Rama lëshoi komente edhe kundër qytetarëve shqiptarë.
Gjatë një takimi me një biznesmen, ai i kërkoi që të mos marrë në punë shqiptarët sepse janë thashethemexhinj. Ky koment është në vazhdën e fyerjeve të vazhdueshme ndaj shqiptarëve se janë të paaftë, pasi punë ka sa të duash.
Në vazhdën e këtyre fyerjeve, ai ofendoi edhe fermerët që po hedhin prodhimet e tyre për shkak se nuk kanë treg për t’i shitur.
Edhe pse kjo është një dramë shumë e madhe e fermerëve në vend, duke folur nga Morava e Beratit, Rama tha se fermerët që i hedhin prodhimet janë budallenj të nxitur nga opozita.
“Bëhet fjalë për një kategori njerëzish në Berat, Divjakë, Konispol, Malësinë e Madhe që janë sot një bagazh dije dhe eksperience. Asnjëri nga këta nuk i ka ditur të gjitha ato që di sot, dhe vjen dita që një njeri nga zona këtu, që e ka nisur duke mbledhur bimë medicinave, sot tregton në SHBA, Korenë e Jugut pa i diskutuar këtu vendet e Europës.
Historia e hedhjes ë produkteve është një padije e ushqyer nga ata që qeverisën për vite me radhë duke mos dhënë asnjë informacion për të çuar mesazhin te fermerët me financime për zëra të caktuar. Ne kemi ndryshuar qasje komplet”, tha Rama.