Budina: Kërkojmë nga SPAK sekuestrimin e truallit të Teatrit, deri tani nuk ka vepruar

0
157

Kur Aleanca për Mbrotjen e Teatrit ka depozituar në SPAK shtatë kallzime, duket se ende nuk është dhënë asnjë dritë jeshile nga kjo e fundit. Prej një jave çështja e teatrit edhe pse është në Gjykatë kryebashkiaku Erion Veliaj vazhdon me mashtrimin e ndërtimit të Teatrit të Ri. Ndërkohë Aleanca dhe aktivistët e saj kërkojnë nga SPAK të sekuestrojë truallin e Teatrit dhe paratë e firmës ndërtuese

 

Kur Aleanca për Mbrotjen e Teatrit ka depozituar në SPAK shtatë kallzime, duket se ende nuk është dhënë asnjë dritë jeshile nga kjo e fundit. Prej një jave çështja e teatrit edhe pse është në Gjykatë kryebashkiaku Erion Veliaj vazhdon me mashtrimin e ndërtimit të Teatrit të Ri. Ndërkohë Aleanca dhe aktivistët e saj kërkojnë nga SPAK të sekuestrojë truallin e Teatrit dhe paratë e firmës ndërtuese. Kështu një ditë më parë, regjisori Edmond Budina ka ripërsëritur kërkesën e Aleancës ndaj SPAK, duke thënë se institucionit i prokurorisë së posaçme duhet të bëjë sekuestrimin e trualit të Teatrit, i cili deri tani nuk ka vepruar.

Në kushtet kur Bashkia Tiranë, në kundërshtim të plotë me aktet ligjore si dhe duke refuzuar pritjen e zgjidhjes së çeshtjes së pari, nga Gjykata Kushtetuese, nëpërmjet drejtuesve të saj, sipas Aleancës vazhdon të konsumojë vepra penale në dëm të interesit publik dhe me  pasoja shumë të rënda dhe të parikuperueshme në  Buxhetin e Shtetit, në përputhje me nenin 274 të Kodit të Procedurës Penale, për shkak se jemi përpara një sendi që ka shërbyer ose është caktuar si mjet për kryerjen e veprave penale. Më poshtë sjellim kërkesën e plotë që Aleanca i ka drejtuar SPAK për dijeni të KLSH, Presidentit dhe gjithë institucioneve ndërkombëtare si SHBA dhe BE duke kërkuar sekuestro preventinë për truallin e teatrit, firmën ndërtuese si dhe shumës prej 36 milion lekë të miratuar nga Ministria e Financave

“KËRKESË: DREJTUAR: Prokurorisë së Posaçme pjesë e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me inicialet SPAK. Në vijim të kallzimeve (11 kallezime) dhe të kërkesave tona të vazhdueshme pranë Strukturës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  SPAK, ne si pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit (Teatrit Kombëtar dhe Eksperimental), duke shprehur indinjatën dhe keqardhjen tonë në lidhje me pasivitetin dhe mosveprimin në kohë të organeve të drejtesisë, të ngritura për këtë qëllim në kuadër të Reformës në Drejtësi, Ju bëjmë me dije se sipas   shkresës me Nr.P-3 i Aktit datë 18.03.2021 të Gjykatës Kushtetuese (bashkëlidhur kërkesës), drejtuar Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit (shkresa bashkëngjitur kërkesës), Mbledhja Gjyqtarëve pranë kësaj Gjykate, bazuar mbi kërkesën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ka vendosur: Thirrjen si palë të tretë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Në këto kushte, do donim të sillnim në vëmendjen Tuaj se, Gjykata Kushtetuse është vënë në levizje me kërkesat e Institucionit të Presidentit të Republikës:

Me datë 24 korrik 2019, kërkesën me objekt: “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe Marrëveshjet Ndërkombëtare të Ligjit Nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, dhe pezullimin e zbatimit të këtij ligji, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje  të hyjë në fuqi (ligj të cilin Presidenti i Republikës e kishte kthyer dy herë me MOSDEKRETIM)””;

Datë 14.05.2020 me objekt: “Shfuqizimin e Vendimit Nr.377 datë 08.05.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kalimin  në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë me Nr.1/241, me emertimin “Teatri Kombëtar” në zonën kadastrale 8150 Tiranë”, si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe marëveshjet ndërkombëtare si dhe pezullimin e zbatimit të vendimit  Nr.377 datë 08.05.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kalimin  në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë me Nr.1/241, me emertimin “Teatri Kombëtar” në zonën kadastrale 8150 Tiranë”, dhe qëllimit të përcaktuar në këtë akt, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje dhe mbi çështjen tjetër në shqyrtim, që lidhet me kundërshtimin e ligjit Nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar””, të hyjë në fuqi”.

E gjejmë me vënd T`Ju rikujtojmë se Gjykata Kushtetuese, në dhjetor të vitit 2019, ka pranuar kërkesën e Presidentit duke e kaluar këtë çështje për shqyrtim në seancë plenare, shqyrtim i cili nuk ka filluar akoma për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm ligjor për këtë çështje ndërsa në lidhje me kërkesën e datës 14.05.2020, Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, me datë 15.07.2020, ka vendosur kalimin e çështjes për shqyrtim paraprak Mbledhjes së Gjyqtarëve.

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, krahas pranimit të kërkesës sonë për tu bërë pejsë në këtë gjykim si palë  tretë, ka vendosur kalimin për gjykim edhe të kërkesës me objekt: “Shfuqizimin e Vendimit Nr.377 datë 08.05.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kalimin  në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë me Nr.1/241, me emertimin “Teatri Kombëtar” në zonën kadastrale 8150 Tiranë”, si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe marëveshjet ndërkombëtare si dhe pezullimin e zbatimit të vendimit  Nr.377 datë 08.05.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kalimin  në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë me Nr.1/241, me emertimin “Teatri Kombëtar” në zonën kadastrale 8150 Tiranë”, dhe qëllimit të përcaktuar në këtë akt, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje dhe mbi çështjen tjetër në shqyrtim, që lidhet me kundërshtimin e ligjit Nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar””, të hyjë në fuqi”., si dhe bashkimin e këtyre dy çështjeve në një gjykim të vetëm (një kërkesë kjo e bërë nga ne pranë Gjykatës Kushtetuse).

Fakti që, Gjykata Kushtetuese ka pranuar të dy kërkesat e Presidentit të Republikës, tregon qartazi se në të dy aktet ligjore objekt i kundërshtimit të Presidentit, janë në shkelje të Kushtetutës (përndryshe do t`i kalonte me mospranim).

Po kështu, edhe fakti i pranimit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit  si palë e tretë në këtë gjykim, duke pranuar si prova të gjithe kallëzimet tona penale në SPAK, legjitimon gjithë protestën unike mbi 3-vjeçare dhe betejën tonë ligjore.

Duke mos respektuar (qoftë edhe formalisht) faktin ligjor se SPAK ka filluar hetimet në lidhje me të gjithë kallëzimet tona penale, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj në të gjitha daljet e tij të 2 javëve të fundit, ka lançuar fort se punimet do fillojnë së shpejti pasi projekti (deri edhe te prizat) është gati, duke sfiduar kësisoj jo vetëm Gjykatën Kushtetuese që ka kaluar për gjykim dhe ka bashkuar të dy çështjet por edhe Strukturën e SPAK e cila ka filluar hetimet në lidhje me kallëzimet tona. Në kushtet kur ka Gjykata Kushtetuese ka pranuar gjykimin e të dy akteve ligjore që lidhen me Teatrin Kombëtar dhe që  janë objekt i kallëzimeve tona në SPAK si dhe, kur ka një tendencë në ngutje e Kryetarit të Bashkisë Veliaj për fillimin e punimeve,  e shohim si një hap eminent dhe të rëndesishëm marrjen e masave të sekuestros preventive.

“Në gjithë protestën tonë paqësore mbi 3 vitesh si dhe të gjithë kallëzimeve penale që kemi paraqitur pranë SPAK,  ne si pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, kemi marrë përsipër të ushtrojmë të drejtat tona kushtetuese dhe të përgjegjësive tonë në mbrojtje të interesit publik si dhe vazhdojmë të besojmë te Reforma ne Drejtesi dhe, se ata që shpërdorojnë detyrën dhe që kryejnë  vepra korruptive në dëm të interesit publik, do dalin para drejtësisë.

Bëjeni të mundur, me autoritetin që Ju jep ligji që Reforma në Drejtësi te fillojë me drejtësinë për Teatrin Kombëtar. Në kushtet kur Bashkia Tiranë, në kundërshtim të plote me aktet ligjore si dhe duke refuzuar pritjen e zgjidhjes së çeshtjes së pari nga Gjykata Kushtetuese, nëpërmejt drejtuesve të saj, vazhdon të konsumojë vepra penale në dem të interesit publik dhe me  pasoja shumë të renda dhe të parikuperueshme në  Buxhetin e Shtetit, në përputhje me nenin 274 të Kodit të Procedurës Penale, për shkak se jemi përpara një sendi që ka shërbyer ose është caktuar si mjet për kryerjen e veprave penale,

Rikërkojmë: Urdhërimin e vendosjes së sekuestros preventive mbi aksionet e shoqërisë “Tirana DC” sh.a deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; Urdhërimin e vendosjes së sekuestros preventive mbi truallin e Teatrit Kombëtar (Pasuria Nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar), ku parashikohet të fillojnë punimet për ndërtimin e Teatrit të Ri; Urdhërimin e vendosjes së sekuestros preventive mbi Shumen 36 milion Euro miratuar nga Komisioni i Ekonomise dhe Financat per ndertimin e Teatrit te Ri; Urdhërimin e vendosjes së sekuestros preventive mbi projektin me objekt:  “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, të realizuar nga studio “BIG-BJARKE INGELS GROUP”. Na ktheni besimin te drejtësia dhe na bëni të besojmë se “Ligji është një dhe i barabartë për të gjithë”.”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here