LSI Durrës tregon objektivat për kapërcimin e krizës së thellë ekonomike dhe sociale

0
111

Zëvendëskryetari i LSI në Durrës, Enon Karapici ka prezantuar objektivat e programit të kësaj force politike për kapërcimin e krizës së thellë që ka përfshirë Durrësin dhe të gjithë Shqipërinë.

Në vijim postimi i plotë i Karapicit në Facebook:

Sfida e ekonomisë shqiptare për vitin 2021, si dhe e programit të LSI-së, është kapërcimi i krizës së thellë ekonomike dhe sociale.
Objektivat tona janë:
⚪️ Rikthimi i ekonomisë në kushtet e tregut dhe konkurencës së lirë:
⚪️ Krijimi i mundësive për punësim;
⚪️ Tërheqja e investimeve,
⚪️ Transparenca e koncesioneve.
Më konkretisht, programi ekonomik ështe i orientuar drejt:
✔️ Uljes së barrës fiskale dhe kthimi i Shqipërisë në një destinacion tërheqës për bizneset.
✔️Vendosja e taksës së sheshtë prej 9%.
✔️ Tatim zero për të ardhurat deri në 35 mijë lekë
✔️ Bizneset me xhiro vjetore nga 0-14 milionë lekë, do të kategorizohen si biznese të vogla, me TVSH 0% dhe tatim mbi fitim 0%.
✔️ Programi i rimbursimit 5% të vlerës së faturës për çdo blerje, me përjashtim të shpenzimeve që kryhen në entet publike. Kjo do të rrisë formalizimin e ekonomisë.
Durrësi ka nevojë per energji të reja dhe për një vizion të ri për të ardhmen.
Qyteti ynë duhet të hedhë pas krahëve pasojat e tërmetit dhe pandemisë dhe të punojë fort për të rifituar vendin e tij si qyteti i dytë më i rëndësishëm i Shqipërisë.
Me pozicionin gjeografik, turizmin e bujqësinë, kulturën dhe historinë, por mbi të gjitha me burimet njerëzore të shkëlqyera që disponon, Durrësi i ka të gjitha shanset t’i rikthehet zhvillimi i munguar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here