Po nxirrte pllaka mermeri, humb jetën 45 vjeçari në Skrapar…

0
210

Paraditen e sotme një 45- vjeçar ka humbur jetën, duke nxjerrë pllaka mermeri.

Policia bën me dije se ka humbur jetën S.P, banues në Çorodovë, ndërkohë është arrestuar inxhinieri, për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Krimet filloi proçedimi penal për shtetasin J.K, 59 vjeç, banues në Tiranë, (inxhinier minierash), pasi në Grykën e Dëvrisë, Skrapar, në karrierën e nxjerrjes së gurit gëlqeror të mermerizuar, gjatë punës ka rreshkitur një masivë guri, për pasojë ka humbur jetën shtetasi S.P., 45 vjeç, banues në Çorovodë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here