Kreu i PD-së Lulzim Basha nga Malësia e Madhe ka reaguar në lidhje me gjobën 110 milionë euroshe që gjykata e Arbitrazhit i vendosi Shqipërisë pasi Rama mbylli Agon Channel.
Lulzim Basha: Për të favorizuar veten e tyre apo propagandën e tyre, apo mjetet e propagandës së tyre mbyllën një televizion dhe tani Shqipërisë i duhet të paguajë 110 milionë euro dëmshpërblim Bechettit për tekat e Edi Ramës dhe të Erion Veliajt.
110 milionë euro, është dyfishi i asaj që prodhoni ju në ditë. Pse ndodhi kjo? Sepse ai televizion ishte kritik me qeverinë, e para. Dhe e dyta sepse mjetet e propagandës qeveritare, dalin ato dalin transparenca e plotë e vendimit duhet të tregojë se pse kemi mbërritur në këtë pikë.
Pse u veprua kështu dhe kush janë aktorët që kanë përfituar nga kjo? Pse e marr si shembull? Sepse e njëjta gjë ndodh në çdo sektor, nga sektori juaj, tek fruta perimet, tek peshkimi, tek tregtia, tek mineralet, tek nafta tek fasoneria.
Ne do t’i japim fund kësaj. Shqipëria doli nga mjerimi që mbolli diktatura dhe izolimi falë punës së njerëzve dhe falë konkurrencës së ndershme. Dhe detyra jonë kryesore është të kthejmë kushtet e konkurrencës dhe të barazisë midis njerëzve.