Çeku i Bardhë dhe Çeku i Zi

0
269
Nga Ylli Dylgjeri –
Pas të ndjerit Gramoz Pashko që i premtoi Shqiperise në vitet e para të permbysjes së diktatures “Çekun e Bardhë” (që do të vinte nga SHBA), do te kalonin 30 vite dhe nga investitori perendimori Francesko Beccetti vjen Çeku i Zi, tashme nga një gjykatë në SHBA.
Jane plot 110 milion pa shtesat e shërbimeve avokatore, e të tjera nën kete titull. Autoret e realizimit te kesa gjeme mbajne dy vendet e para ne Qeverine shqiptare. Keshtu thone lajmet e dokumentuara: perkatesisht Kryeministri dhe Sekretari i Pergjithshem i Kryeministrise. Paçka se ne çdo vend, posti i Sekretarit te Pergjithshem eshte civil, administrativ, dhe i percaktuar qarte ne detyrat funksionale, ketu perdoret per te bere presion e vene gjoba. Por…eshte e kote
te zgjatem e sterhollohem ne detyrat funkionale.
Ato mbeten sot vetem per te larguar nga puna kur
nuk u sherben te dy krereve. Do dukem qesharak para tyre po ti tregoj ligjin. Do dukem i tille per faktin se te dy kreret e kane shkelur me kembe shtetin, ligjin, sherbimin civil, etiken e sherbetorit.
E kane kthyer ne vegel qe e perdorin per veten dhe
per klanin e vet mafioz. Jane keto dy individe qe e filluan qeverisjen me sygjerimin: “Nuk eshte ide e mire ti besh opozite shtetit” per te perfunduar pas 8 viteve ne radikalizim, ne shkarkimin nga detyra te kuadrit,
pse i ben qofte edhe nje strofe vjershe kundra shtetit. Ky eshte shteti qe mundem te bejme ne keto 30 vite demokraci. Ky eshte shteti qe e filloi jeten me premtimin e Çekut te Bardhe dhe perfundoi me faturimin e Çekut te Zi. Por nuk eshte vetem kaq.
Jane miliona e miliona te tjera borxhe te faturuara
nga papergjshmeria ne largimin nga puna te nepunesve civile, nga gjygjet civile, prone, e pasurie.
Jemi te mbytur. Kjo nuk eshte prapagande. Ky është realiteti i zi që na e sollën njerzit e zinj që kemi ne krye.
Nese nuk bindeni, Votojini. E zeza do na ndjeke.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here