Klodian Tomorri: Tre personat që i sollën fitoren Becchetit në gjyq, Rama, Agaçi dhe Veliaj!

0
238

Gazetari i ekonomisë në MCN TV, Klodian Tomorri, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi, për të folur pë gjyqin e fituar nga Becchetti ndaj Shqipërisë, që do të sjellë një humbje 110 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve.

Tomorri tha se tre personat që kanë “ndihmuar” Becchettin të fitojë, janë Rama, Agaçi dhe Veliaj, me presionet e tyre.

“Sigurisht që zoti Agaci është sekretari përgjithshëm i qeverisë. Numri i dytë pas zotit Rama. Kjo bisedë mes tij dhe Becchettit,  është vetëm një nga tre arsyet e forta se përse Shqipëria mori atë dënim.

Dy të tjerat janë, deklaratat publike të Edi Ramës, pas bllokimit të televizionit, që në njëfarë mënyre mori rolin e prokurorit.

Sigurisht, mesazhet kërcënuese të Veliaj ndaj gazetarëve dhe nxjerrja e urdhërit për arrestimit, që ka qenë fiasko, nuk kishte akuzë dhe çështje penale, por motive të tjera pas”, tha Tomorri.

Gazetari ngriti gjithashtu pikëpyetje për mbrojtjen e Shqipërisë dhe faktin se nuk u thirr Agaçi për të deklaruar.

“Të marrësh një bisedë që flasim ne dhe ta çosh në gjykatë, pastaj të mos thirret Agaçi për ta mohuar, është e çuditshme.  Mund të ketë hipotezë tjetër, që biseda ka qenë e regjistruar dhe ka gjëra të tjera. Por mbrojtja e shtetit shqiptar, është shumë e çuditshme, që nga përzgjedhja e studios ligjore, që nuk e ka patur peshën për të mbrojtur këtë çështje, vetëm për këtë ka marrë 4 milionë euro”, tha Tomorri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here