“Me mjeshtrat”/ Luan Rama takohet me një grup të rinjsh: Qytetarë të mirë që e duan shumë Vlorën…

0
112

Zv.kryetari i LSI dhe drejtuesi i listës në qarkun e Vlorës, Luan Rama vijon takimet me qytetarët ku së fundmi është takuar me një grup të rinjsh me profesion mekanik.

Siç shkruan vetë Rama në Facebook, këta janë djemtë e mrekullueshëm dhe mjeshtrat e Vlorës.

Më tej, Luan Rama shtoi se, ‘jo vetëm specialistë të zotë e duarartë, por edhe qytetarë të mirë që e duan shumë Vlorën, e duan si shtëpinë e tyre’.

Postimi i plotë i Luan Ramës:

Me mjeshtrat e Vlorës: DJEM TË MREKULLUESHËM, SPECIALISTË TË ZOTË, QYTETARË TË MIRË …

Ata janë mjeshtrat e Vlorës. Gjithë qyteti i njeh dhe i respekton si të tillë. Gjithë Vlora i do. Me duart e tyre të arta punojnë pa u lodhur dhe gjithë pasion nëpër pikat e shërbimit të riparimit të makinave, duke dhënë shembullin më të mirë për gjithë të rinjtë se vetëm puna e ndershme dhe dashuria për familjen dhe për vendin të bën njeri të vlefshëm e të respektuar.

Takimi me ta e diskutimi me aq pasion për problemet e punës, për krijimin e standardeve europine në marrëdhëniet e punonjësit të shtetit me qytetarin, problemet që shqetësojnë qytetin dhe mungesat në infrastrukturë, sjellja shpeshherë rrugaçërore e taksidarëve të pushtetit, më dhanë mundësinë të kuptoj se ata djem të mrekullueshëm me Kledon, Zanin, Mariglenin, Landin, Edin, Filipin, Erjolin, Kreshnikun, Fatjonin e shumë të tjerë, janë jo vetëm specialistë të zotë e duarartë, por edhe qytetarë të mirë që e duan shumë Vlorën, e duan si shtëpinë e tyre.

luan

luan2

luan3

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here