Ngjarje pazakontë! Autoritetet në Gana po përpiqen të zbulojnë se çfarë ka bërë që më shumë se 60 delfinë të ngordhur të gjenden në bregun e detit të disa plazheve. Komisioni i Peshkimit në Gana thotë se janë marrë mostra për analiza laboratorike.
Dhjetëra delfinë u zhdukën nga plazhi Axim në perëndim të vendit. Dyshohet se ato u morën nga njerëz që synojnë të shesin mishin e tyre, raporton faqja e lajmeve Ganeze Graphic Online.
“Vëzhgimi fillestar nuk tregoi plagë në trupat e tyre. Ngjyra e detit dhe temperatura janë normale,” tha drejtori ekzekutiv i Komisionit të Peshkimit, Michael Arthur-Dadzie për agjencinë e lajmeve AFP
Hetimet janë zhvilluar gjatë vitit të fundit pas vdekjeve të ngjashme masive të delfinëve përgjatë pjesëve të tjera të bregdetit afrikan.
Në shkurt 111 delfinë u gjetën të ngordhur në brigjet e Mozambikut.
Delfinët mund të jenë kapur me baticë pas Ciklonit Guambe, sugjeron një hetim paraprak nga ministria e bujqësisë në Mozambik.