DASHI JAVOR
05/04/2021 TO 11/04/2021
Kjo javë do ndihmojë cështje të vecanta që lidhen me fushën tuaj sentimentale por edhe atë ekonomike dhe komuniki që do keni me persona-celës në fusha të mësipërmet do luajë rol të rëndësishëm. Gjashtkëndëshi i Afërditës që ndodhet në shenjën tuaj me Marsin tek Binjakët në fillime të javës dhe gjashtkëndëshi i saj me Jupiterin tek Ujori në fund të javës, sjell mbarësi në ato që do përqendroheni. Në midis do duhet të jeni pak të kujdesshëm pasi në 9/4 do realizohet katrori i Marsit me Neptunin që ndodhet tek Peshqit. Ky katror tregon se ka mundësi të ekzistojë prapaskena dhe biseda pas shpinës tuaj për cështje që ju përkasin.
Dashuria
Gjashtkëndëshi i Afërditës/Marsit do ndihmojë shumë të fitoni përsëri komunikimin me partnerin tuaj në rast se ndodheni tashmë në një lidhje dhe ditët e kaluara ju kishin “ngrirë”. Nëse jeni beqarë këtë javë mund të krijojë dicka shumë të vecantë pasi takimi i Afërditës vec se nga Marsi- dhe me Jupiterin, do ndikojë pozitivisht në klimë me një person që ndodhet në rrethin tuaj të gjërë shoqëror dhe kjo klimë do luajë rolin e saj në zhvillimin e historisë.
Puna dhe Ekonomia
Kjo javë do sjellë mjaft biseda që lidhen me punën por do duhet të jeni të kujdesshëm me to për të mos ekzistuar hamendësime apo keqkuptime. Për shkak se katrori i Marsit/Neptunit tregon se mund të ekzistojë prapaskenë në cështje të caktuara që ju takojnë, do duhet të ruani rezerva për cështje të caktuara, vecanërisht nëse nuk jeni të sigurt se njihni detajet e tyre. Eshtë fakt se lehtësia komunikuese do ofrojë ndihmë të jashtzakonshme në menaxhimin e cështjeve profesionale.
DEMI JAVOR
05/04/2021 TO 11/04/2021
Këtë javë ka mundësi të merrni pjesë në disa biseda të cilat mund të krijojnë shqetësime dhe mendime të dyta. Rol të rëndësishëm në këtë do luajë katrori i Marsit që ndodhet në shenjën e Binjakëve me Neptunin që ndodhet në shenjën e Peshqëve, që mund të përforcojë ndjenjën e pasigurisë. Ruani fushën ekonomike duke patur kujdes për shpenzimet tuaja për të mos ekzistuar “humbje të shumëanshme” për shkak të blerjeve të padobishme. Sa kalojnë ditët e javës aq më lehtë do jetë për ju të merrni vendimet e përshtatshme dhe të veproni me bazë të interesit tuaj.
Dashuria
Afërdita që ndodhet në shenjën e Dashit krijon kënde dhe me Marsin nga shenja e Binjakëve në 6/4 por dhe me Jupiterin në shenjën e Ujorit në 11/4. Këto të dyja këndet tregojnë se këtë javë ka mundësi të ringrohet një romancë e vjetër apo të afroheni pranë me një person që ishit larguar. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje përpiquni të dëgjoni intuitën tuaj e cila do t’ju ndihmojë të nxirrni përfundime për cështje që mund të jeni krijuar këto ditë.
Puna dhe Ekonomia
Këtë javë nevojitet kujdes në marrveshje ekonomike dhe në menaxhimin e cështjeve profesionale që lidhen me tema ekonomike. Katrori i Marsit me Neptunin në 9/4 mund të krijojë disa ngatërresa në shkëmbimet ekonomike. Mirë do ishte para së të bëni c’do lloj lëvizje të kontrolloni me kujdes c’farë do t’ju “kushtojë” dhe c’farë do fitoni për të mos u shtyrë në veprime të gabuara.
BINJAKËT JAVOR
05/04/2021 TO 11/04/2021
Një javë e fuqishme fillon për ju pasi gjashtkëndëshi i Afërditës që ndodhet tek Dashi me Marsin që ndodhet në shenjën tuaj në 6/4 tregon energji dhe oreks për aksion! Kështu që do keni dëshirë të ndërtoni ura komunikimi me persona me të cilët mund të kenë ekzistuar keqkuptime midis jush periudhën e kaluar. Në mes të javës katrori i Marsit me Neptunin tek Peshqit tregon lëvizje që lidhen me fushën profesionale kanë nevojë për kujdes për të mos u shfaqur ngatërresa në punë.
Dashuria
Gjashtkëndëshi i Afërditës/ Marsit me të cilin do hapet “perdja” këtë javë është shumë ndihmuese për ju dhe për cështjet që lidhen me jetën tuaj sentimentale. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje duket se do përbëni frymzim për partnerin tuaj dhe nuk përjashtohet të afroheni akoma më pranë duke bërë plane për të ardhmen e afërt. Nëse jeni beqarë këto ditë janë shumë ndihmuese pasi do t’ju ndihmojnë të fitoni një komunikim të mirë me një person që këtë moment ndodhet larg, por ju ka tërhequr interesin.
Puna dhe Ekonomia
Katrori midis Marsit dhe Neptunit që do realizohet me saktësi në 9/4 tregon se do nevojitet të jeni vecanërisht të kujdesshëm me lëvizjet që do bëni dhe do lidhen me punën. Ky katror ka mundësi t’ju ngatërrojë dhe t’ju drejtojë në veprime të gabuara apo lëvizjet tuaja mund kenë rezultat e pritshme. Ndaj për këtë arsyje do duhet të keni peshuar të mirat dhe metat para se të merrni c’farëdo lloj vendimi në lidhje me punën.
GAFORRJA JAVOR
05/04/2021 TO 11/04/2021
Afërdita që ndodhet në shenjën e Dashit do luajë rol protagonist në ngjarjet astrologjike këtë javë dhe do sjellë në sipërfaqje cështje që lidhen me fushën profesionale. Gjashtkëndëshi i Afërditës/Marsit në 6/4 do krijojë një mundësi për të menaxhuar një cështje që lidhet me punën dhe vjen nga e kaluara. Në mes të javës do duhet të kushtoni më shumë vëmëndje në informacione që do arrijnë tek ju akoma dhe nga persona të rrethit tuaj, pasi katrori midis Marsit që ndodhet në shenjën e Binjakëve dhe Neptunit që ndodhet në shenjën e Peshqëve, mund t’ju shtyjë në vlersime të gabuara ngjarjesh dhe situatash.
Dashuria
Gjashtkëndëshi i Afërditës me Marsin që do realizohet në fillimet e javës krijon mundësi përsa ka lidhje me jetën tuaj personale dhe duket se do t’ju afrojë më pranë me një person i cili lidhet me ambjentin tuaj profesional. Nëse ndodheni në një lidhje gjashtkëndëshi i Afërditës me Jupiterin që do realizohet nga fundi i javës tregon se këto ditë janë ideale për lidhjen me partnerin tuaj. Të vetmen që duhet të shmangni është të mos shtyheni nga mendime dhe opinione të personave të tretë për cështjet tuaja personale.
Puna dhe Ekonomia
Puna dhe cështjet që lidhen me fushën tuaj profesionale në vija të përgjithshme do luajnë rol protagonist këto ditë të kësaj jave. Gjashtkëndëshi i Afërditës/Marsit mund të krijojë terren të përshtatshëm për të kompromentuar dhe përfundimisht të fitoni dicka nga ana profesionale. Ajo që do duhet të shmangni këtë javë javë “kurthe” në punë, të cilat do mundeshin të krijojnë cila cështje dhe hamendësime midis personave të ambjentit tuaj profesional.
LUANI JAVOR
05/04/2021 TO 11/04/2021
Filloni një javë komunikuese e cila do t’ju ndihmojë të menaxhoni cështje të përditshmërisë deri në cështjet personale pasi dhe disa cështje të cilat lidhen me punën. Gjashtkëndëshi i Afërditës që ndodhet tek Dashi me Marsin që ndodhet në shenjën e Binjakëve në 6/4 sjell lajme pozitive dhe të reja të këndshme nga personat tuaj të dashur. Ditët e ardhshme kanë nevojë për më shumë kujdes pasi në 9/4 do realizohet katrori midis Marsit dhe Neptunit që ndodhet në shenjën e Peshqëve. Ky katror tregon se do duhet ti kushtoni vëmëndje fushës ekonomike për të mos u shtyrë në veprime të gabuara.
Dashuria
Këndet pozitive që do realizojë Afërdita këtë javë (gjashtkëndësh me Marsin tek Binjakët por dhe gjashtkëndësh me Jupiterin tek Ujori) krijojnë një qëndrim të mirë në cështjet tuaja sentimentale në vija të përgjithshme. Kështu që, si të jeni beqarë ose të ndodheni në një lidhje do ekzistojë mundësi për të komunikuar thelbësisht me atë që ju intereson, të ndani ide të përbashkta dhe mendime dhe të fuqizoni atë që ekziston midis jush! Një flirt ka shumë mundësi të zhvillohet në një lidhje të re.
Puna dhe Ekonomia
Fusha profesionale nuk duket se do bëjë prioritetet tuaja të paktën për këtë javë por do ekzistojnë disa detyrime të cilat nuk do bëhet të shtyhen. Në mes të javës katrori midis Marsit dhe Neptunit nuk do jetë aq ndihmues për të marrë vendime, vecanërisht nëse këto vendime lidhen dhe persona të tjerë. Për këtë arsyje do nevojitet të peshoni me kujdes të mirat dhe këqiat për të mos u shtyrë në veprime impulsive.
VIRGJËRESHA JAVOR
05/04/2021 TO 11/04/2021
Këtë javë duket se do zgjidhni të ruani distancat nga persona specifikë, pasi do jeni mjaft dyshues me disa situata. Afërdita që ndodhet në shenjën e Dashit do krijojë gjashtkëndësh me Marsin që ndodhet tek Binjakët dicka e cila tregon se një lëvizje mund t’ju sjellë fitime në fushën ekonomike apo profesionale. Sigurisht nuk do duhet të harrojmë katrorin e Marsin me Neptunin tek Peshqit në mes të javës që mund t’ju ngatërrojë pas situatat dhe tregon se për të patur fillim do duhet të vlersoni saktë të dhënat në c’do temë.
Dashuria
Afërdita që ndodhet në shenjën e Dashit do ketë një takim pozitiv me Marsin nga Binjakët dicka që tregon se këto dutë do ekzistojë harmonia në një lidhje që keni. Sekreti për tu arritur ajo, është komunikimi thelbësor me partnerin tuaj pasi do luajë rol shumë të rëndësishëm dhe nëpërmjet saj do mundeni të menaxhoni dhe detyrimin që duhet të ekzistojë në cështje të caktuara. Nëse jeni beqarë, këndet favorizuese të Afërditës jo vetëm me Marsin por dhe me Jupiterin që ndodhen në shenjën e Ujori është shumë e mundshme të sjellin një takim të rastësisësh me një person që njihni mirë!
Puna dhe Ekonomia
Cështjet që lidhen me fushën profesionale dhe vecanërisht biseda në lidhje me ato kanë nevojë këtë javë, pasi katrori midis Marsin dhe Neptunin mund të turbullojë pamjen në një lidhje profesionale apo në një situatë në punë. Për shkak se do ekzistojnë biseda të cilat do t’ju ngatërrojnë ndoshta kanë nevojë për të ruajtur distancat, pasi ajo është një mënyrë për ti parë gjërat më shumë të qarta dhe më pas të shihni veprimet që janë të nevojshme për të bërë.
PESHORJA JAVOR
05/04/2021 TO 11/04/2021
Java fillon me një takim pozitiv midis Afërditës që ndodhet në shenjën e Dashit dhe Marsit që ndodhet në shenjën e Binjakëve. Ky takim flet për zhvillimin e një lidhje personale apo një njohje që keni patur periudhën e kaluar. Në mes të javës Marsi do takojë nëpërmjet një këndi negative Neptunin që ndodhet në shenjën e Peshqëve, dicka që mund të rikthejë në sipërfaqje cështje të harruara të punës. Përpiquni të mos lini cështje të lëna pezull- vecanërisht nëse ato lidhen me punën dhe përditshmërinë tuaj – pasi sa kalojnë ditët aq më kërkuese do bëhen.
Dashuria
Komunikimi do luajë rol të rëndësishëm për cështjet tuaja sentimentale këtë javë të cilat duket se do fitojnë rëndësi të rëndë për ju. Afërdita që ndodhet në shenjën e Dashit do krijojë kënde pozitive me Marsin dhe Jupiterin, dicka që sjell mundësi dhe lehtësi në zhvillimin e cështjeve sentimentale. Nëse jeni beqarë nuk përjashtohet të shfaqet dikush që do t’ju tërheqë vecanërisht interesin dhe duket se ndjenjat do jenë reciproke. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje kushtoni kohë partnerit tuaj dhe është e sigurt se do shpërbleheni.
Puna dhe Ekonomia
Këtë javë mund të krijojë disa kurthe përsa ka lidhje me menaxhimin e detyrimeve profesionale vecanërisht gjatë mesit të saj, pasi atëher do realizohet katrori i Marsit – Neptunit (9/4). Ky katror do krijojë hutm dicka që do t’ju ndihmojë në punë. Krijoni një plan me ato që keni për këto ditë për të mos harruar dicka të rëndësishme dhe rradhitini saktë detyrimet tuaja, pasi kjo do jetë celsi për ti përmbushur në kohë.
AKREPI JAVOR
05/04/2021 TO 11/04/2021
Përditshmëria do japë prezencë të fuqishme këtë javë pasi gjithnjë dhe disa punë të reja apo angari do bëjnë shfaqen e tyre dhe do ju mbajnë të angazhuar. Gjashtkëndëshi i Afërditës që ndodhet në shenjën e Dashit me Marsin që ndodhet tek Binjakët në 6/4 tregon se mënyra e vetme për të mos ju shqetësojnë temat e përditshmërisë është të veproni për ti menaxhuar. Në 9/4 katrori midis Marsit dhe Neptunit që ndodhet në shenjën e Peshqëve kalon disa mesazhe të gabuara nga komunikimi juaj me të tjerët.
Dashuria
Këtë javë ndoshta nuk ekziston koha që do donit për tu përqendruar në cështjet tuaja personale, por akoma dhe koha e pakët që do kushtoni në komunikimin tuaj me një person që ju intereson mund të përshpejtojë zhvillimet midis jush. Nëse jeni beqarë në 9/4 katrori i Marsit/ Neptunit mund t’ju drejtojë në një vlersim të gabuar përsa ka lidhje me atë që ju intereson, ndaj nevojitet ti kushtoni vëmëndje në lëvizjet tuaja, pasi ato do t’ju ndihmojnë të kuptoni shumë më shumë sesa fjalët tuaja.
Puna dhe Ekonomia
Detyrimet tuaja profesionale do japing prezencë të fuqishme këtë javë dhe ka shumë mundësi t’ju drejtojnë në mendime në lidhje me menaxhimin e tyre por dhe me rezultatin që do kenë. Përpiquni të mos i lini t’ju stresojnë pasi do duhet të keni ndërmend se është në duart tuaja ti menaxhoni dhe të mos i lini “pakontrolluara”. Në mes të javës mund të bëhen disa biseda gjatë së cilave duhet të ruani rezerva, pasi shumë nga to që do dëgjohen do jetë e vështirë të realizohen.
SHIGJETARI JAVOR
05/04/2021 TO 11/04/2021
Kjo javë do krijojë shumë klimë të mirë midis jush dhe personave që do komunikoni dicka e cila do sjellë zhvillime pozitive në lidhjet tuaja personale dhe sentimentale. Afërdita që ndodhet në shenjën e Dashit do krijojë një gjashtkëndësh me Marsin nga Binjakët dhe në fund të javës një gjashtkëndësh tjetër me Jupiterin nga Ujori. Këto dy kënde pozitive do përforcojnë akoma më shumë humorin tuaj të mirë dhe do sjellin të reja të këndshme në cështjet tuaja sentimentale. Në mes të javës do duhet të jeni të kujdesshëm pasi katrori i Marsit me Neptunin që ndodhet në shenjën e Peshqëve, tregon se ka mundësi të shtyheni nga mendimi i të tjerve dhe përfundimisht të mos veproni për përfitimin tuaj në një cështje që ju shqetëson.
Dashuria
Klima që do ekzistojë në jetën tuaj personale do jetë shumë e mirë , si të jeni beqarë ose në një lidhje, pasi Afërdita nga shenja e Dashit ju favorizon papritmas! Nëse jeni beqarë komunikimi me një person të caktuar do përforcojë dëshirën tuaj creative dhe ka mundësi të kuptoni se ky person përbën burim frymzimi për ju. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje aktivitetet e përbashkta me partnerin tuaj do ndihmojnë jashtzakonisht humorin tuaj dhe nuk përjashtohet të përbëjnë shkak për të filluar një hobi të ri të përbashkët.
Puna dhe Ekonomia
Këtë javë interesi juaj do kthehet në cështjet tuaja personale me rezultat temat profesionale të qëndrojnë në fat të dytë. Produktiviteti dhe frymzimi do japin shkas për të menaxhuar me imagjinatë disa detyrime profesionale dhe madje duket se do dilni të fituar nga ky kalim. Ajo që do duhet të keni kujdes është të mos shtyheni në një vendim i ndikuar nga biseda që mund të keni me të tjerë, dëgjoni intuitën tuaj dhe do dilni të fituar.
BRICJAPI JAVOR
05/04/2021 TO 11/04/2021
Këtë javë interesi juaj do kthehet në tema që lidhen me detyrimet tuaja familjare pasi dhe disa punë që mund të ketë një personi familjar me ndonjë mënyrë përfshiheni dhe ju në to. Gjashtkëndëshi i Afërditës që ndodhet në shenjën e Dashit me Marsit që ndodhet tek Binjakët përbën një kënd shumë ndihmues për të menaxhuar tema që ndodhen të lëna pezul. Në mes të javës katrori i Marsi me Neptunin që ndodhet në shenjën e Peshqëve tregon se do duhet të rradhisni prioritetet tuaja dhe të mos konsideroni se keni kohë pafund për cështje të caktuara, pasi dicka e tillë është një plan.
Dashuria
Afërdita që ndodhet në shenjën e Dashit do krijojë kënde pozitive dhe me Marsin tek Binjakët në fillim të javës por edhe me Jupiterin tek Ujori në fund të javës. Këto kënde do ndihmojnë rëndësishëm në menaxhimin e cështjeve të lëna pezull që lidhen me një cështje sentimentale. Nëse jeni beqarë ka shumë mundësi të krijohen rrethanat që do t’ju ndihmojnë të sqaroni situatën midis jush dhe personit që ju intereson për tu zgjidhur disa keqkuptime.
Puna dhe Ekonomia
Punët dhe detyrimet do t’ju shqetësojnë mjaftueshëm dhe këtë javë pasi duket se nuk do bëjnë pushim. Komunikimi do luajë rol të rëndësishëm në menaxhimin e c’do lloj detyrimi profesional, pasi dhe në disa takime të natyrës profesionale nga të cilat mund të dilni të fituar. Ajo që do duhet të keni kujdes është ditët nga mesi i javës, pasi të tjera do t’ju thonë dhe të tjera do dalin mbi temat e punës.
UJORI JAVOR
05/04/2021 TO 11/04/2021
Këtë javë duket se do ekzistojnë mjaft biseda të cilat do lidhen me menaxhimin e disa cështjeve që ju shqetësojnë dhe persona që ndodhen në rrethin tuaj të ngushtë do luajnë rol të vecantë në të. Gjashtkëndëshi i Afërditës që ndodhet në shenjën e Dashit me Marsin që ndodhet në shenjën e Binjakëve në fillim të javës, përforcon komunikimin dhe klimën e mirë midis jush dhe të tjerve. Në mes të javës në katrorin e Marsit me Neptunin që ndodhet tek Peshqit tregton se do duhet ti jepni rëndësi të vecantë shpenzimeve tuaja, pasi duket se do marrin tatëpjetën pa e kuptuar.
Dashuria
Cështjet tuaja sentimentale do luajnë rol protagonist në mendimin tuaj këtë javë dhe duket se do ekzistojnë mundësitë për të menaxhuar cështjet që lidhen me jetën tuaj personale. Këndet favorizuese të Afërditës me Marsin dhe Jupiterin krijojnë një klimë të bukur komunikuese që me rradhën e saj do sjellë lehtësi midis jush dhe një personi që ju intereson. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje dhe keni arkë të përbashkët me partnerin tuaj kushtoni kujdes në këtë, pasi mund të përbëjë shkak për tu krijuar midis jush.
Puna dhe Ekonomia
Punët dhe detyrimet mbajnë mirë dhe këtë javë ama klima komunikuese që do ekzistojë midis jush dhe të tjerve do vërë litarin për tu menaxhuar. Në mes të javës do duhet të kushtoni vëmëndje në skeletin ekonomik disa cështjeve profesionale, pasi dhe ka shumë mundësi të ekzistojnë mesazhe të cilat do t’ju ngatërrojnë dhe mund t’ju shtyjnë në një lëvizje të gabuar. Shmangni rrezikun pasi këtë javë nuk favorizohen të tilla gabime.
PESHQIT JAVOR
05/04/2021 TO 11/04/2021
Fusha ekonomike është ajo që do ndodhet në sipërfaqje për këtë javë dhe së bashku do ekzistojnë mundësi për ti kompromentuar dhe të menaxhoni për fitimin tuaj cështjet e hapura ekonomike. Afërdita që ndodhet në shenjën e Dashit do krijojë një kënd favorizuese me Marsin tek Binjakët në fillimet e javës dhe një tjetër me Jupiteri tek Ujori në fund të javës. Kjo tregon se do jetë më e lehtë jo vetëm për të menaxhuar cështjet ekonomike por me një farë të dilni të fituar nga një sistemim që do ketë lidhje me një marrveshje ekonomike. Në mes në javës katrori i Marsit me Neptunit që ndodhet në shenjën tuaj, ju thotë të jeni të kujdesshëm pasi ka shumë rëndësi të bëni një vlersim të gabuar.
Dashuria
Kontakti me partnerin tuaj do funksionojë shumë pozitivisht për qëndrimin dhe psikologjinë tuaj këto ditë ndaj mos lini pas dore komunikimin me ju. Nëse jeni beqarë këndet pozitive të Afërditës me Marsit dhe Jupiteri sjellin zhvillime në një flirt i cili ka filluar së fundmi. Mundësisht në mes të javës të ekzistojnë disa dilema dhe do duhet të jeni të kujdesshëm me vendimin që do merrni, pasi katrori i Marsit/Neptuni mund t’ju shtyjë në një vlersim gabim dhe për pasojë në një lëvizje të gabuar në fushën sentimentale.
Puna dhe Ekonomia
Skeleti ekonomik i detyrimeve tuaja profesionale është ajo që do t’ju shqetësojë mjaftueshëm këtë javë dhe nuk përjashtohet të ekzistojnë dhe mundësi për tu menaxhuar më mirë disa cështje që qëndrojnë të lëna pezull. Në mes të javës ka mundësi të ekzistojnë mesazhe të ngatërruara për një punë të cilën duhet të përmbushni ndaj nëse dëshironi të shmangni “ngatërresat” shihni me shumë kujdes detajet e saj para se të filloni.