Tjetër skandal te Unaza  e Madhe! Jepen 313 milionë lekë të reja shtesë kontrate ende pa përfunduar punimet

0
362

Një nder akset kryesore në të cilën kryen punime në Tiranë është edhe ai aksi i quajtur “Unaza e Madhe”. Ndërtimi i këtij aksi është shoqëruar me shumë skandale ku një ndër më të përfolurit është kontrata e vitit 2018, ku për vetëm 2 kilometra rrugë do të shpenzoheshin mbi 40 milion euro.

Ditën e sotme drejtuesja e  openprocurement.al Aranita Brahaj, e cila merret me monitorim e fondeve publike, ka publikuar një tjetër shkelje të ARRSH, ku ende pa përfunduar ndërtimi i këtij aksi kompania do të marrë plot 313 399 085 lekë të reja.

Aranita Brahaj shkruan në Facebook:

Unaza e Madhe !!
Jepen 313 399 085,00 Leke (te reja) Shtese Kontrate ende pa perfunduar punimet. ARSh shenon nje tjeter kontraktim me Flamur te Kuq sinjal per parregullsi dhe shkelje ne Procedure. Kompania perfituese eshte Salillari. Ndiq tendera tek OpenProcurement.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here