Tragjike/ Trageti i pasagjerëve përplaset me anijen e mallrave, gjendjen 25 trupa të mbytur

0
333

Ekipet e shpëtimit në Bangladesh  kanë gjetur 25 trupa të mbytur në një lumë, pasi një anije mallrash u përplas me një traget me pasagjerë dhe u përmbys, tha një zyrtar ditën e sotme.

Trageti ML Rabit Al Hasan u mbyt të dielën në mbrëmje  pasi u godit nga një anije mallrash në lumin Shitalakkhya në rrethin Narayanganj, pak jashtë Daka, thanë zyrtarët.

Zyrtari i zjarrit dhe mbrojtjes civile Ershad Hossain tha se ekipet e shpëtimit gjetën pesë trupa brenda natës dhe 20 të tjerë gjatë ditës së sotme. Nëntë njerëz të tjerë mbetën të zhdukur, tha ai.

Hossain tha se trageti dykatësh po udhëtonte për në rrethin fqinj Munshiganj me më shumë se 50 pasagjerë kur ndodhi aksidenti.

Autoritetet fajësuan anijen e ngarkuar me vaj për goditjen dhe kanë filluar hetimet.

Sadhan Saha, 50 vjeç, mori trupin e gruas së tij, por dy djemtë e tij mbetën të zhdukur.

Gruaja ime shkoi në Daka për kurimin syve të djalit. Ata po ktheheshin me traget në mbrëmje. Herën e fundit që fola me gruan time para aksidentit, ajo tha se ishin në rrugën e kthimit, ” tha  Saha për gazetën Prothom Alo. “Tani nuk kam më askënd në familjen time.”

Aksidentet me tragete janë të zakonshme dhe shpesh shkaku është mbipopullimi i trageteve.

Tragetet janë një mjet kryesor i transportit veçanërisht në rajonet jugore dhe verilindore, raporton ABC.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here