Vjosa zgjidhet, kori zgërdhihet!

0
128

Nga Elmaz Sherifi, ish-ministër i PS

“Vjosa zgjidhet, kori zgërdhihet” !
Kur Albin Kurti dhe Vjosa Osmani hynë bashkërisht në fushatën zgjedhore për t’u votuar kryeministër dhe presidente, shumë analistë në Tiranë qeshnin ironikisht dhe shpreheshin tejet të bindur, se projekti ishte thjesht një dëshirë e as kishte për të ndodhur, sepse, sipas “korit vajtues”, Albini ishte i padëshiruar nga SHBA dhe Vjosa nuk kishte besimin e zgjedhësve dardanë.
Dje Kuvendi i Kosovës e zgjodhi Vjosën kryetare të shtetit me shumicë të cilësuar.
Zgjedhja e saj plotësoi standardin e konsolidimit të institucioneve demokratike në Dardani dhe përshëndetjet nga Amerika dhe Europa rrodhën si “Vjosa” në pranverë. Përfytyroni si janë zgërdheshur fytyrat e vrerosura në Tiranë, që më parë e quanin të pamundur realizimin e “skenarit Albin-Vjosa”.
Ani s’ka derte! Rëndësi ka plotësimi i Kosovës me të gjitha institucionet e shtetit te së drejtes, të dala nga zgjedhjet e lira e demokratike, të cilat i bëjnë karshillëk Shqipërisë e cila është në prag zgjedhjesh dhe kërcënohet nga “despotizmi zgjedhor”, që tallet me zgjedhësit shqiptarë duke iu fshirë emrat kandidatëve për deputetë dhe i detyron zgjedhësit te votojnë numra.
Urime pa fund për kryetaren e shtetit të Dardanisë Vjosa !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here