Zhupa takim me votuesit për herë të parë në Sarandë: Plan i PD-së ndihmon të rinjtë

0
169

Kandidatja e Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës Ina Zhupa ka zhvilluar ditën e sotme një takim më të rinjtë që votojnë për herë të parë në qytetin e Sarandës. Zhupa i njohu të rinjtë me premtimet që Partia Demokratike ka bërë në rast se fiton zgjedhjet e 25 Prillit.

Sipas saj çështja më e rëndësishme do të jetë shkollimi dhe punësimi.

“Ju kërkoni të ardhmen dhe planet tona se si do ja u ndryshojmë jetën. Më e rëndësishmja është shkollimi dhe punësimi. Në planin e PD-së çdoo student që vjen nga familje me të ardhura nën 40 mijë lekë nuk do të paguajë asnjë tarifë, ata që kanë të ardhura 60 mijë lëkë të reja do paguajnë gjysmën e tarifës. Nëse janë të rinj që po hapin një biznes tre muajt e parë nuk do të paguajë taskim fiskal”, u shpreh ajo.

Zhupa shtoi se në këtë vend mungon vullneti politik dhe se me kryetarin e Partisë Demokratike në krye vendi do të ketë zhvillime të reja.

“Saranda nuk ka asgjë më pak se fqinjët, atë e ka bekuar zoti me detin tokat me njerëzit qytetat. Pse mos kemi dhe ne të rinj që punojnë dhe krijojnë të mira materiale. Vullnet politik që mungon. Kryetari Basha vjen me një bilanc si ministër , edhe për rrugët e Sarandës edhe për legalizimin e vizave”, shtoi Zhupa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here