Kandidati për deputet i PD në qarkun e Korçës, Ervin Salianji, deklaroi se 25 prilli do të jetë dita e largimit të së keqes. Sipas Salianjit, në Korçë dhe në zonat përreth ka papunësi, varfëri, por kjo situatë do të ndryshojë me ardhjen në pushtet të demokratëve.
“Shpresë dhe energji nëpër rrugët e lagjet e Korçës. Kjo më mbush me optimizëm se 25 prilli do të jetë dita e ndryshimit, e largimit të së keqes, dhe e shpresës.
Këtë bëjmë ne, shkojmë e i shohim njerëzit në sy, takohemi me ta, dëgjojmë hallet e problemet, e shpjegojmë se çfarë do të bëjmë nesër në krye të vendit. Ta çojmë në shtëpi, atë që për 8 vite, shkatërroi çdo gjë.
Korça, Pogradeci, Devolli, Kolonja, Maliqi, Pusteci, në 25 prill voton Partinë Demokratike për ndryshimin, për Shqipërinë!”, shkruan Salianji në “Facebook”.