Drejtuesja politike e LSI-së në Durrës, Elona Guri vijon takimet personale me qytetarët në kuadër të fushatës elektorale, nderkaq këtë herë ajo është takuar me një të moshuar, ku sipas Gurit, do të votojë LSI-në më 25 prill, pasi kërkon një të ardhme më të mirë për nipërit dhe mbesat.
Postimi i plotë
Nënë Hateme do votojë për LSI-në, sepse ajo kërkon një të ardhme më të mirë për nipërit dhe mbesat, e për të gjithë brezin e ri në Durrës që sot është i pashpresë.
Së bashku për Durrësin dhe Shqipërinë.
Së bashku për rikthimin e shpresës.