‘Ngjarjet që analizon vendimi ndodhin në vitet 2013-2014-2015. Dhe këto janë vitet e para të qeverisjes Rama. Aktorët kryesorë janë Rama, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaçi, si edhe ministri i kohës kryebashkiaku aktual i Tiranës, që i drejtohen një investori të huaj që nëse nuk je me ne do të kesh shtetin kundër.
Ky ishte koncepti për shtetin që kishte qeveria Rama në vigjilje të pushtetit të tyre.
E materializoi. Shteti u kap sepse të gjitha institucionet shtetërore u vunë në shërbim të pushtetit për të realizuar këtë kërcënim që i kishte bërë një investitori dhe ashtu ndodhi dhe investitori u persekutua nga organet shtetërore në atë nivel që u gjykua nga gjykata e Arbitrazhit si totalisht e motivuar politikisht dhe jo në shërvbim të interesit publik.
Pra Gjykata e Arbitrazhit e ka konsideruar si një persekutim të një investimi të huaj.
Një mesazh tjetër është abuzimi në përdorimin e shtetit që sjell një faturë të jashtëzakonshme financiare për Shqipërinë, dhe që vjen në këtë kohë të jashtëzakonshme dhe nuk e kuptojmë se sa të rëndiëshme janë fatura të tilla financiare për Shqipërinë.
Tjetra është mungesa e llogaridhënies nga qeveria dhe nga aktorët e përfshirë, në raport me këtë dëm që i kanë sjell shtetit shqiptar.
Partia Demokratike ka reaguar që në momentin e para të këtij sulmi poltik ndaj një medie të lirë dhe në vazhdim.
Reagimi nuk ka qenë intensiv gjatë kohës së gjykimi të vendimit edhe për arsye etike edhe për faktin se Gjykata e Arbitrazhit, PD ishte e sigurtë që do të bënte një zbërthim të plotë të rrethanave që ndodhi ngjarja.
PD e ka theksuar në deklaratën e saj në vazhdim se ky vendim i qeverisë do të sjellë pasoja të tilla siç erdhën, por nuk mund ta dinim se sa do të ishin pasojat.
Mbrojtja e shtetit shqiptar, nga avokatura e shtetit, nuk është në lartësinë e duhur.
Pretendimet e Avokaturës së Shtetit nuk kanë qëndruar me një vijueshmëri logjike përkundër pretendimeve të kërkuesit.
Në shumë raste gjykata i ka çmuar si të pavenda pretendimet e shtetit shqiptar.
Në asnjë rast mbrojtja nuk ka përgënjeshtruar dëshmite e Behcke për deklarimet e personave të rëndësishëm të qeverisë, siç është Ëngjëll Agaçi, ku jeta do të jetë e vështirë nëse nuk je me qeverinë.’