Kandidati për deputet në listën e LSI-së në Berat, Lefter Maliqi me anë të një postimi në facebook shprehet se ndryshimi i madh do të vijë në 25 prill.
“Jemi të gjithë të bashkuar për të sjellë ndryshimin e madh më 25 Prill. Berati më i motivuar se kurrë për t’i dhënë mijëra shuplaka keqqeverisjes 8-vjeçare.”,- është shprehur Maliqi.
Postimi i tij i plotë:
Uragani Popull po vjen… Rilindja ne kerkim te vrimave! Jemi te gjithe te bashkuar per te sjelle ndryshimin e madh me 25 Prill! Berati me i motivuar se kurre per ti dhene mijera shuplaka keqqeverisjes 8-vjeçare. Lodhja kaq e gjate nga qeveria e korruptuar, i eshte kthyer ne force per ta ndeshkuar keqazi me 25 Prill. 3 mandate per LSI-ne, fitore plebishitare per Opoziten e Bashkuar.