Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka marrë mbështetje të pakursyer sot në Tiranë edhe nga votues të PS-së deri dje, gjatë takimeve me banorë të njesisë nr.3 në Tiranë.
Basha tha se vetëm bashkimi i të gjithëve sjell ndryshimin e shumëpritur, ku për këtë kërkoi votën për numrin 9 më 25 prill. Një qytetar iu drejtua me fjalët: “Kam 30 vjet që votoj për PS-në, por do votoj vetëm për ty kryeministër.”
“Të falënderoj nga zemra! – i tha Basha. – Të merrni vendin që meritoni edhe në familje edhe në shoqëri. Kjo është dëshira jonë, ky është plani jonë. Ju ftoj të bashkoheni me ne të votoni numrin 9 me 25 prill e të na jepni mundësinë t’ju ndihmojmë. T’i rrisim ato pensione që kanë ngelur këto 8 vite në nivelin më të mjerueshëm dhe të merrni atë që meritoni për sakrificat që na keni rritur ne. Kjo është ftesa që kam për ju. Faleminderit!”